“Ngjyra nuk ka rëndësi”, miqësia e vogëlushit me të panjohurën emocionoi të gjithë
17/09/2018 Shpërndaje

“Ngjyra nuk ka rëndësi”, miqësia e vogëlushit me të panjohurën emocionoi të gjithë

Njerëzit gjithmonë u thonë fëmijëve të mos flasin me të huaj por të gjithë janë të kënaqur që i vogli Isaia Miller nuk e ndoqi këtë këshillë.

Halla e Isaias ishte me të në një lojë futbolli gjatë këtij muaji. Ai nuk po qëndronte më ulur dhe filloi të lëvizte gjithandej. Rastësisht nisi të bisedonte me një grua të cilën nuk e kishte takuar kurrë më parë. Jo vetëm që u ul në prehrin e saj, por ata ishin “duke folur sikur e njihnin njëri-tjetrin”.

Për fat të keq, gruaja u largua nga loja për t’u takuar me vajzën e saj por pa shkëmbyer një kontakt me djalin. Por këtë javë, ajo ishte ulur në të njëjtin vend si më parë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Isai e vuri re. “Ajo ja bëri me dore dhe ai u nis në drejtim të saj. Mendova se ndërveprimi i tyre do të ishte i njëjtë me herën e fundit, por e kisha gabim. Isaia eci drejt saj duke qeshur, iu hosh në krahë dhe i vuri kokën mbi shpatulla. Ajo e mirëpriti me krahë të hapura.

Djalin e zuri gjumi pranë saj. Ishte shumë e ëmbël. E pyeta nëse donte që ne ta merrnim, por na tha se të dy ishin mirë. Isaia dhe kjo zonjë nuk janë takuar kurrë më parë, përveç atyre 20 minutave gjatë lojës 2 javë më parë”, shkruan e halla e djalit të vogël.

Halla e Isaisë postoi në Facebook një foto gjatë përqafimit të tyre. Ajo u nda mijëra herë. Gjithashtu ajo tregon se u përpoq t’i afrohej gruas dhe t’i kërkonte falje që nipi e shqetësoi por gruaja me emrin Angela këmbënguli se ata tashmë janë shokë dhe ishte më se e lumtur të kalonte kohë me të.

“Me gjithë pragjykimet racore që ndodhin, unë jam e lumtur të shoh foto si këto. Kjo tregon se ngjyra nuk ka rëndësi për shumë njerëz. Duke argumentuar çdo gjë… na bën të humbasim kënaqësitë e thjeshta në jetë”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.