Nëna shpëton vajzën 10-vjeçare nga martesa
Disa zakone sic është martesa e hershme e vrasin fëmijërinë. Por një rast i konsideruar histori suksesi ka shërbyer për të ndërgjegjësuar shumë gra dhe nëna në botë. Në Milano një nënë shpëtoi vajzën e saj 10 vjeçare nga martesa.
Babai i Shailas nga Bangladeshi po planifikonte dasmën e saj me një djalë 22 vjeçar, por falë të ëmës shpëtoi. Nëna u rebelua nga vendimi që kishte marrë bashkëshorti dhe vendos të kërkojë ndihmë tek autoritetet italiane. Çështja shkoi në gjykatë dhe rasti u shqyrtu duke i dhënë të drejtë vajzës dhe nënës.
Një nga vendet me normat më të larta të martesës së fëmijëve në botë është Bangladeshi. Ky vend thyen rekord pavarësisht se ligji e ndalon martesën për vajzat nën 18 vjeç dhe meshkujt nën 21 vjeç. Ky është një ndër rastet tipike ku ligji thyhet nga traditat e forta të ruajtura me fanatizëm nga shtetasit.
Fotografia e vajzës 15 vjeçarë që martohet me një burrë 32 vjeçe ka bërë xhiron nëpër botë. Përmes fototve lexohet qartë trishtimi në sytë e vajzës. Asaj i vodhën fëmijërinë, të drejtën për tu arsimuar dhe për t’i marrë vetë vendimet në jetë. Sipas raportimeve, çdo 7 sekonda martohet një vajzë e mitur në botë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
