India do të ndalojë 6 produktet plastike njëpërdorimshe
05/09/2019 Shpërndaje

India do të ndalojë 6 produktet plastike njëpërdorimshe

India do të vendosë një ndalim mbarëkombëtar për çantat dhe shishet plastike njëpërdorimshe, më 2 tetor, thanë zyrtarët, në qytete dhe fshatra që renditen midis më të ndoturve në botë.

Këto përfshijnë qese plastike, gota, pjata, shishe të vogla dhe lloje të caktuara të qeseve.

“Ndalimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të mbulojë prodhimin, përdorimin dhe importin e artikujve të tillë”, tha një zyrtar.

Në një fjalim të Ditës së Pavarësisë, më 15 gusht, Modi u kishte kërkuar njerëzve dhe agjencive qeveritare “të ndërmarrin hapin e parë të madh” më 2 tetor drejt lirimit të Indisë nga plastika me përdorim të vetëm.

Shqetësimet po rriten në të gjithë botën për ndotjen plastike, me një përqendrim të veçantë te oqeanet, ku gati 50% e produkteve plastike me përdorim të vetëm përfundojnë, duke vrarë jetën detare dhe duke hyrë në zinxhirin ushqimor të njeriut, tregojnë studimet.       

Bashkimi Evropian planifikon të ndalojë sende plastike me përdorim të vetëm si kashta, pirunë, thika dhe sytha pambuku deri në vitin 2021.

Qendra tregtare e Kinës e Shangait po rindërton gradualisht në përdorimin e plastikës me përdorim të vetëm në furnizim ushqimi, dhe krahina e saj ishullore e Hainan tashmë është zotuar të eliminojë plotësisht plastikën me një përdorim deri në vitin 2025.

Indisë i mungon një sistem i organizuar për menaxhimin e mbeturinave plastike, duke çuar në shpërndarje të përhapur nëpër qytete.

Ndalimi i gjashtë artikujve të parë të plastikës me përdorim të vetëm do të kapë 5% deri në 10% nga konsumi vjetor i Indisë prej rreth 14 milion ton plastike.

Ndëshkimet për shkeljet e ndalimit me siguri do të hyjnë në fuqi pas një periudhe fillestare gjashtëmujore për t’u lejuar njerëzve kohë të miratojnë alternativa, shtojnë zyrtarët.

Qeveria federale gjithashtu planifikon standarde më të ashpra mjedisore për produktet plastike dhe do të këmbëngulë që të përdoret vetëme plastika e riciklueshme.

Ai gjithashtu do t’u kërkojë kompanive të tregtisë elektronike të pakësojnë paketimin plastik që përbën gati 40% të konsumit vjetor të plastikës në Indi.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.