Problemet gjatë pandemisë dhe frika për të ardhmen. OJF-të që ndihmojnë fëmijët me AK në vështirësi
30/05/2020 Shpërndaje

Problemet gjatë pandemisë dhe frika për të ardhmen. OJF-të që ndihmojnë fëmijët me AK në vështirësi

PASOJAT TE PAK GJATË IZOLIMIT (9 MARS – 31 MAJ): 1. Sfida e riorganizimit të shërbimeve online. 2. Jo të gjithë fëmijët arritën të përfitonin nga shërbimi online: • Disa nuk zgjodhën shërbimin online • Disa nuk kishin internet në shtëpi e as telefona të mençur • Disa prindër nuk nuk dinin të përdornin teknologjinë 3. Rritja e stresit te stafet e organizatave, pasiguria për punën. 4. Rritje e stresit te prindërit, pasiguria ose humbja e punës, ose pafuqia për të ndihmuar fëmijën me AK (aftësi të kufizuar) 5. Nënat që kryesisht kanë në ngarkim fëmijët me AK merren edhe me punët apo fëmijë të tjerë në shtëpi. 6. Fëmijët pa ndihmë online, pësuan regres 7. Ngrirja e projekteve/donacioneve për qendrat që ofronin shërbimin për fëmijët me AK. 8. Ulja e pagave për stafet e organizatave. 9. Qeveria shqiptare i tha “JO” masave financiare lehtësuese sektorit të OJF-ve PROBLEMET NË VIJIM 1 Qershor e në vazhdim 1. Mungese e një udhëzimi specifik nga Ministria për hapjen e qendrës së shërbimeve. 2. OJF-të kanë kërkuar që ti lejojnë me të njëjtin udhëzim si ai i kopshteve dhe i çerdheve 3. Terapia kërkon që pamja e fytyrës si për fëmijën ashtu dhe për terapistin të jetë e plotë. Distanca është pothuajse e pamundur për tu mbajtur.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.