Zvicra, e para në botë për respektimin e të drejtave të grave
09/03/2019 Shpërndaje

Zvicra, e para në botë për respektimin e të drejtave të grave

Vendi i parë në botë për respektimin e të drejtave të grave është renditur Zvicra. Në raportin e Organizatës Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) thuhet se Zvicra është renditur e para për një arsye të rëndësishme, pasi promovon barazinë brenda shtëpisë dhe në vendin e punës.

Hulumtimi ka pasur në fokus mënyrën si shtetet përballen me diskriminimin ndaj gruas përmes ligjeve dhe reformave politike. Në studim janë përfshire 120 vende dhe pas Zvicrës vijnë: Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia si vendet me performancën më të mirë në promovimin e të drejtave të grave.

Në fund të kësaj liste të bërë publike më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas janë Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni.“Pavarësisht se është krijuar një perceptim global se barazia gjinore është një përparësi urgjente, ne po lëvizim shumë ngadalë në mbylljen e hendekut të barazisë gjinore dhe në disa vende madje është zgjeruar”, tha një deklaratë shefja e stafit të OECD-së, Gabriela Ramos.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.