Fiona Rushiti, akrobatja e përformancave në ajër
31/07/2022 Shpërndaje

Fiona Rushiti, akrobatja e përformancave në ajër

Akrobatja e njohur Fiona Rushiti, një artiste që realizon performanca spektakolare në vende të ndryshme. Gjithmonë me akrobacira që kanë një mesazh të vecantë. Artistja e guximshme dhe me performanca të spikatura që ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare flet për pozitivi.org për pasionin e saj të fëmijërise.

Fiona je një artiste që realizon performanca spektakolare, në çfarë moshe ke filluar të merresh me akrobaci dhe si të ka lindur si dëshirë?

Kam nisur që në moshën 3 vjeçare në ambjentet e cirkut. U largova se nuk gjeja veten pasi niveli ishte tepër i dobët nuk kishte krijimtari. Vendosa të vazhdoj duke u stërvitur në rrugë në mënyrë autodidakte pa ndihmën e askujt. Me dëshirën e madhe për ta çuar këtë sport në një tjetër nivel dhe që këto përformanca të njiheshin dhe në Shqipëri. Mungesa e meritokracisë më shtyu shumë që të vazhdoj të  ndjek ëndrrat e mia më mirë e vetme dhe mos ti përulesha askujt.

Cilat janë vështirësitë që të sjell ky profesion?  

Unë jam artiste e pavarur dhe jam e vetme, pasi ka akoma disa njerëz  kur më shohin në përformanca në lartësi sidomos tek ato pa litar sigurie e shohin si diçka jo normale. Kjo gjë më ndikon dhe në vazhdimësinë e performancave që dua të realizoj edhe lartësi më të mëdha. Më duhet të luftoj opinionin që shumica  të kuptojnë se çfarë unë bëj është dicka normale. Ka vajza në botë të cilat bëjnë sfida në lartësi dhe kanë mbështetjen totale dhe nga shteti për realizimin e tyre ndryshe nga unë që çgjë e bëj me vetëfinancim e serish arrij #standart.

Si reagojnë njerëzit kur ti bën një performancë?

Njerëzit duan gjithmonë që unë të realizoj performanca në lartësi. Marr mesazhe të shumta në telefon apo instagram se kur do të jetë performanca e rradhës dhe lartësia që do ta realizoj atë performance pavarësisht frikës që ato ndjejnë kur mua më shohin në të tilla performance. Është publiku që më shtyn në vazhdimësinë e performancave të mia. Akoma sepse në kushtet që jam do e kisha lënë si aktivitet sepse shpenzimet janë të shumta që më duhet të përballoj gjithcka vet.

Cilat janë vendet që zgjedh të realizosh përformancat?

Vendet që unë zgjedh të bëj performancat e mia janë sheshet që të kem kontakt drejtpërdrejt me publikun dhe ato të shohin vështirësine e asaj çfarë unë bëj dhe cdo cep i Shqipërisë, gjithe #harta e Shqiperise, duke filluar nga malet apo urat për të promovuar vendin që ne kemi si dhe për të rritur vështirësinë dhe lartësine e performancave të mia.

Cili ka qenë momenti më i vështirë për ty?

Momenti më i vështirë është kur unë dua të bëj një performance dhe nuk më lejohet ta realizoj.  Më duhet të këmbngul çdo ditë derisa të realizoj lejen pasi nqs unë e kam ndarë mendjen për ta bërë di#ka do e bëj si me leje apo jo.

Cila ka qënë lartësia më e madhe që ke bërë akrobaci?

Në vinç pa asnjë litar sigurie ka qënë 15 metra lartësi dhe një ndër më të veçantat, pasi kisha kontakt drejtpërdrejt me lartësinë, sic ishte ura e Bushtricës e cila është 54 metra.

Si stërvitesh ti, ke nje regjim strikt qe e ndjek?

Unë stërvitem në palestër alpinizmi ku dhe trajnohem për sfidat në lartësi. Përpara se të filloj stërvitjen për akrobaci bëj gjithmonë climbing për të forcuar muskujt e krahut, të cilat kanë ndikuar shumë në realizimin e performancave që bëj.

Cilat janë planet më të afërta që ke për të realizuar?

Po përgatitemi sëbashku me ekipin tim. Grupi që më ka trajnuar Rock Tirana për të realizuar një përformancë në lartësi, ndryshe nga ato cfarë kemi bërë deri më tani. Unë do jem me një përformance komplet  të re që të kemi mundësi deri në shtator. Ne do ta përfundojmë për të promovuar vlerat e sportit që ne bëjmë.

#standart #harta e Shqiperise

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.