Zuckerberg merr në dorë ‘frenat’, facebook i rikthehet mirëqenies së njerëzve
13/01/2018 Shpërndaje

Zuckerberg merr në dorë ‘frenat’, facebook i rikthehet mirëqenies së njerëzve

Themeluesi  i rrjetit më të madh social në botë Facebook, Mark Zuckerberg, ka vendosur rregulla të reja, për të vënë theksin tek qëllimi i ndërtimit të facebook. Zuckerberg shkruan se facebook është ndërtuar për të të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të lidhur, me miqtë dhe të afërmit, por së fundmi  është përdorur në masë nga markat, bizneset dhe mediet, për interesat e tyre.

Fokusi për 2018 është që shërbimet e facebook të mos përdoren thjesht për kënaqësi, por edhe për mirëqenien e njerëzve.  Hulumtime të ndryshme, siç  shkruan themeluesi i facebook, tregojnë se kur përdorim mediat sociale për t’u lidhur me njerëzit që na interesojnë, mund të jetë mirë për mirëqenien tonë, raporton pozitivi.org. “Ne mund të ndjehemi më të lidhur dhe më pak të vetmuar, dhe kjo ndërlidhet me masat afatgjata të lumturisë dhe shëndetit. Nga ana tjetër, leximi pasiv i artikujve ose shikimi i videove,  edhe nëse janë argëtuese apo informuese, mund të mos jenë të mira”.

Tanimë me rregullat e reja do shohim më pak përmbajtje publike të postuara nga bizneset, markat dhe mediat por më shumë nga miqtë. Dhe përmbajtja publike që do shohim më shumë duhet të inkurajojë ndërveprime kuptimplota midis njerëzve, shkruan pozitivi.org.  Përparësi do kenë lajmet  që ndihmojnë në fillimin e bisedave për çështje të rëndësishme, gjë që është në fokus dhe të pozitivi.org. “Ne kemi parë se njerëzit ndërveprojnë më shumë rreth videove të drejtpërdrejta se ato të rregullta. Disa lajme ndihmojnë dhe nxisin fillimin e bisedave për çështje të rëndësishme. Por shumë shpesh sot, shikimi i videove, leximi i lajmit ose përditësimi i faqes është vetëm një përvojë pasive”.

Lajmërimi i Zuckemberg:

Një nga zonat tona të fokusit për vitin 2018 është të sigurohemi që koha që ne kalojmë në Facebook është e shpenzuar mirë.

Ne e kemi ndërtuar Facebook për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të lidhur dhe të na sjellin sa më pranë me njerëzit që kanë rëndësi për ne. Kjo është arsyeja pse gjithmonë i kemi vënë miqtë dhe familjen në thelbin e përvojës. Hulumtimet tregojnë se forcimi i marrëdhënieve tona përmirëson mirëqenien dhe lumturinë tonë.

Por kohët e fundit ne kemi marrë reagime nga komuniteti ynë se përmbajtja publike,  postimet nga bizneset, marka dhe media  po grumbullon momente personale që na drejtojnë të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin.

Është e lehtë të kuptojmë se si kemi ardhur këtu. Video dhe përmbajtje të tjera publike kanë shpërthyer në Facebook gjatë dy viteve të fundit. Meqenëse ka më shumë përmbajtje publike sesa mesazhet e miqve dhe familjeve tuaja, ekuilibri  është zhvendosur nga gjëja më e rëndësishme që Facebook mund të bëjë, të na ndihmojnë të lidhemi me njëri-tjetrin.

Ne ndiejmë përgjegjësi për t’u siguruar që shërbimet tona nuk janë për t’u përdorur thjesht për kënaqësi, por edhe për mirëqenien e njerëzve. Pra, ne e kemi studiuar këtë prirje me kujdes duke parë  hulumtimet akademike dhe duke bërë hulumtimet tona.

Hulumtimi tregon se kur përdorim mediat sociale për t’u lidhur me njerëzit që na interesojnë, mund të jetë mirë për mirëqenien tonë. Ne mund të ndjehemi më të lidhur dhe më pak të vetmuar, dhe kjo ndërlidhet me masat afatgjata të lumturisë dhe shëndetit. Nga ana tjetër, leximi pasiv i artikujve ose shikimi i videove,  edhe nëse janë argëtuese apo informuese, mund të mos jenë të mira.

Bazuar në këtë, po bëjmë një ndryshim të madh në mënyrën se si e ndërtuam Facebook. Po ndryshoj qëllimin, që iu dhashë ekipeve të produkteve tona duke u fokusuar për t’ju ndihmuar të gjeni përmbajtje relevante që të keni ndërveprime më kuptimplota sociale.

Ne filluam të bënim ndryshime në këtë drejtim vitin e kaluar, por do të duhen muaj që ky fokus i ri të shndërrohet në të gjitha produktet tona. Ndryshimet e para që do të shihni do të jenë në News Feed, ku ju mund të prisni të shihni më shumë nga miqtë, familjarët dhe grupet tuaja.

Ju do të shihni më pak përmbajtje publike të postuara nga bizneset, markat dhe mediat. Dhe përmbajtja publike që do shihni më shumë duhet të inkurajojë ndërveprime kuptimplota midis njerëzve.

Për shembull, ka shumë komunitete të tërhequra nga emisionet televizive dhe ekipet sportive. Ne kemi pare se njerëzit ndërveprojnë më shumë rreth videove të drejtpërdrejta se ato të rregullta. Disa lajme ndihmojnë në fillimin e bisedave për çështje të rëndësishme. Por shumë shpesh sot, shikimi i videove, leximi i lajmit ose përditësimi i faqes është vetëm një përvojë pasive.

Tani, dua të jem i qartë: duke bërë këto ndryshime, pres që koha që njerëzit të kalojnë në Facebook dhe disa masa angazhimi do të ulen. Por unë gjithashtu pres që koha që ju të shpenzoni në Facebook të jetë më e vlefshme. Dhe nëse bëjmë gjënë e duhur, besoj se do të jetë mirë për komunitetin tonë dhe për biznesin tonë për një kohë të gjatë.

Facebook ka qenë gjithmonë për lidhje personale. Duke u fokusuar në afrimin e njerëzve, me familjen dhe miqtë, ose rreth momenteve të rëndësishme në botë, mund të ndihmojmë të sigurohemi që në Facebook koha është e kaluar mirë. /pozitivi.org/

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.