Ekskluzive: Hapa pas gjatë pandemisë? Terapitë online për fëmijët me AK të vështira
28/05/2020 Shpërndaje

Ekskluzive: Hapa pas gjatë pandemisë? Terapitë online për fëmijët me AK të vështira

Nuk kanë qenë të lehta ditët e izolimit nga Covid-19 për të gjithë qytetarët. Por më të vështirë këtë periudhë e kanë pasur prindërit dhe fëmijët me aftësi të kufizuar. Joni është 9 vjeç dhe nuk e ka pasur aspak të lehtë të mësohet me formën e re të jetës e aq më pak të kryejë të gjitha terapitë në distancë me terapistët. Joni ka vështirësi në të nxënë, i harron gjërat shpejt e duhet ti përsërisë shumë herë.Periudha e pandemisë ka qenë shumë e vështirë për Jonin. Ai nuk zhvillon rutinën e tij, nuk del, nuk shkon në kopsht, nuk ka më kontakt të drejtpërdrejtë me terapistët. Joni refuzon të punojë me mamin, pranon të bëjë detyrat vetëm me terapistët, tashmë në videocall.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.