Zjarr pranë banesës, Rudina Magjistari: Nderim për zjarrfikësit shqiptarë
20/08/2018 Shpërndaje

Zjarr pranë banesës, Rudina Magjistari: Nderim për zjarrfikësit shqiptarë

Një banesë pranë shtëpisë së moderatores së njohur Rudina Magjistari është perfshire në flakë dhe zjarrfikësit kanë dhënë ndihmën e tyre në zgjidhjen e situatës.

Me anë të disa videove në instastory moderatorja ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, të cilët shkruan ajo se rrezikojnë jetën çdo ditë në emër të profesionit dhe përgjegjësisë qytetare.

“Para pak minutash para shtëpisë sime sot. Këta janë zjarrfikësat shqiptarë. Nderim për këta njerëz, që rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre në emër të profesionit, ndihmës dhe përgjegjësisë qytetare”, ka shkruar Rudina.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.