Zhaklina Gjolla: Në BBVA nuk u ndjeva si mes Vip-ash
30/01/2023 Shpërndaje

Zhaklina Gjolla: Në BBVA nuk u ndjeva si mes Vip-ash

Vajza e ëmbël dhe e çiltër arriti të bënte për vetë publikun për shumë pak kohë. Gazetarja Zhaklina Gjolla u bë pjesë e BBVA 2 duke spikatur si një ndër konkurentët me te forta për pak javë qëndrimi. Vendimi i saj për të dalë nga shtëpia e BBVA u komentua shumë në media, po sërish ajo ka patur mbështetjen maksimale nga fansat. Për pozitivi.org ajo rrëfen si po e përjeton mbylljen e kapitullit të BBVA dhe planet për projektet e më të afërta.

Kane kaluar disa javë largimi yt nga BBVA, je një nga personazhet që ka spikatur dhe pse qëndrimi yt ishte për pak kohë, si ka qenë kjo periudhe për ty, komentet e publikut si i ke pritur?

Ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar, por edhe shumë e bukur reflektimi. Me bëhet zemra mal kur shoh se kam fituar dashueinë e aq shumë njerëzve për aq pak kohë!

Më bëhet edhe pak e lodhshme ndonjëhere që të njohur e të panjohur duan të flasin me mua mbi Bigun, kush do fitojë, ca mendimi kam për banorët, pse s’durova dhe pak (me qëllim 92 ditë-netë të tjera) mëqënëse arrija të nxirrja lehtësisht fytyrën e vërtetë të disa banorëve, etj.

Cfarë ka ndryshuar për ty që nga hyrja në BBVIPA deri tani?

Vëmëndja e publikut është ajo që ka ndryshuar. Ofertat për bashkëpunime në instagram… Ka ndryshuar pak dhe perceptimi im për shoqërinë në përgjithësi.  Publiku sheh dhe vlerëson gjithcka dhe duhet thënë që cirku nuk ka marrë fund në Shqipëri, thjesht e gjen atje ku s’e pret! Me vjen keq vetëm që kanë ngelur në hije dhe pa adresë përformuesit e vërtetë të cirkut.

Kur shikon lojën që po bëhet nga banoret e BBVIPA, mendon që ke bërë zgjedhjen e duhur me daljen tënde, apo mendon që ka qenë një veprim disi i nxituar nga presioni brenda?

Kur shikoj lojën, kuptoj që ajo cka kisha kuptuar tre ditët e para për banorët ishte terësisht e drejtë. U largova sepse nuk u ndjeva si “mes Vip-ash”. Shihja shume fytyra të shtirura. Nuk ishte realiteti dhe loja ime, me sulme të shëmtuara dhe pa respekt për konkurrencen a për veten. U mblodhen shumë gjëra. Nuk ndaloja dot së menduari si produksion…Më vjen keq që nuk mendova edhe për publikun që më kishte votuar dhe nuk qëndrova për të treguar më gjatë realitetin tim. Në atë moment e vlerësova që sakrifica për paqen e brendshme, intimitetin dhe hapesirën personale, nuk ja vlente, ndaj nuk jam penduar. Do kthehesha me shumë dëshire vetëm për një darke, psh, për të parë fytyrat e banorëve kur të mendonin se u riktheva në loje.

Kush është personazhi që do doje ta fitonte BBVIPA?

Nuk kam ndonjë fiksim, por kam filluar të vleresoj  shumë Efin. Ngelet për t’u parë ende loja.

Pas daljes nga BBVIPA cilat janë projekte e tua më të afërta?

Përkthimi i nje libri dhe me pas, surprizë. Gjëra të bukura më presin!

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.