Nëse doni punonjës të aftë punësoni autikët, kjo kompani ka pasur sukses
Në ditët e sotme, një në 100 njerëz diagnostifikohen me autizëm, duke e bërë këtë të fundit më të shpeshtë se sëmundje si diabeti, Sida, dhe në konkurenc me të tjera. Në Shqipëri ende nuk ka studime të mirëfillta që tregojnë një numër egzakt të të prekurve nga autizmi, por specialistët thonë se është në rritje të vazhdueshme.
Ky problem egziston në çdo shoqëri dhe ajo që duhet bërë tashmë është si t’i ndihmojmë të përshtaten e të jenë të barabartë me të gjithë njerëzit. Një konsulencë IT në Mbretërinë e Bashkuar, e cila punëson vetëm njerëz në spektrin e autizmit ka fituar një çmim kombëtar.
Auticon me bazë në Londër kryesoi kategorinë ‘një për të parë’ në Çmimet e Ndërmarrjeve Shoqërore në Mbretërinë e Bashkuar, që u mbajtën në nëntor. Sipas Shoqërisë Kombëtare Autistic, vetëm 16 përqind e të rriturve autikë janë të punësuar me kohë të plotë, pavarësisht se 77 përqind e atyre që janë të papunë dëshirojnë të punojnë.
Që nga viti 2016, ndërmarrja sociale ndihmon të rriturit me autizëm të gjejnë punë nëpërmjet trajnimeve dhe lidhjes së tyre me firmat e mëdha anembanë vendit. Shifrat e stafit në Auticon janë rritur me 200 përqind nga viti në vit dhe klientët kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Virgin Money, Channel 4 dhe Netëork Rail kanë kërkuar shërbimet e saj.
“Cilësitë e autizmit janë shumë individuale, por shpesh përfshijnë aftësi logjike dhe analitike, përqendrim, ndërgjegje, besnikëri, sy për detaje dhe ekspertizë teknike”, tha Coyle. Kompania gjithashtu u jep këshillave punëdhënësve të ardhshëm se si të krijojnë mjedise të punës miqësore me autizmin.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
