Zëvendësimi i fjalëve ‘mami’ dhe ‘babai’ me ligj, a mund të zbehet roli i tyre
Kohët e fundit po diskutohet shumë ligji më i ri në Francë, i cili kërkon zëvendësimin e fjalëve ‘nëna’ dhe ‘babai’ me termat ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ në të gjitha institucionet zyrtare, në regjistrin e shkollës së fëmijëve dhe dokumenta të tjera. Asambleja Kombëtare e Francës e ka miratuar një amendament si një formë për të shmangur diskriminimin ndaj martesave homoseksuale.
Në amendament thuhet: “Për të parandaluar diskriminimin, regjistrat në shkollë, regjistrat e klasave, autorizimet parciale dhe të gjitha zyrtarët e tjerë duhet të përmendin vetëm prindërit 1 dhe 2.”
Amendamenti u mbështet fort nga partia social-liberal La République En Marche (Republika në lëvizje), e themeluar nga Emmanuel Macron.Megjithatë, disa deputetë konservatorë francezë nuk pajtohen me këtë vendim. Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Partisë Republikane , Fabien Di Filippo, përshkroi amendamentin si një “ideologji të frikshme”. Të tjerë deputetë pajtohen me idenë se heqja e fjalëve “nënë” dhe “baba” është “dehumanizuese”.
Ndjekës të shumtë në rrjete sociale, figura të njohura publike, ngritën problemin se si do të bëhej ndarja, pra kush do të jetë prindi 1 dhe prindi 2. Për herë të parë, një amendament i tillë, që ende mund të refuzohet nga Senati francez, u përmend nga zyrtarët e qeverisë në vitin 2013, kur u legalizua martesa brenda së njëjtës gjini.
Por a mund të zëvendësohet roli i nënës dhe babait?
Të dy , nëna dhe babai, kanë shumë role. Ata janë prindër, janë miq, këshilltarë, ndihmëtarë, janë kujdestarë. Nëna dhe babai përmbushin role të ndryshme Sipas Juli Slattery. ‘Në 50 vitet e fundit, shoqëria jonë ka shkuar nga “babai e di më së miri” në “babai nuk di asgjë” për “kush ka nevojë për një baba?” Ndërsa disa mund ta shohin këtë si një përparim modern, unë e shoh si një erozion katastrofik në mënyrën se si vepron familja .
Gjithmonë kanë qenë nënat, gratë të vetmet që sakrifikojnë gjithçka për mirëqenien e fëmijëve. Në kohët e kaluara, rrethanat u identifikuan si tragjike, duke kërkuar mbështetjen e familjes dhe të komunitetit. Kur e bëmë tragjedinë në normë të pranuar?
Asnjë grua nuk mund të jetë nënë dhe baba për fëmijët. Dhe e kundërta. Fëmijët që rriten pa një baba kanë më shumë gjasa të vuajnë nga një gamë sëmundjesh, nga varfëria në vetëvrasje. Përgjegjësia e babait përfshin jo vetëm mbrojtjen fizike, por edhe sigurimin financiar dhe shfaqjen e autoritetit të shëndoshë në shtëpi.
Sidoqoftë, baballarët ofrojnë nevoja specifike emocionale për të cilat mamtë, sado të përpiqen, nuk mund t’i kompensojë plotësisht.Së pari, etërit japin një ndjenjë sigurie. Për fat të keq, disa baballarë kanë përdorur forcën e tyre superiore fizike dhe zërin e për të frikësuar dhe jo për të mbrojtur. Sidoqoftë, për breza dhe kultura të tëra, përgjegjësia e një burri ka qenë për të mbrojtur gratë dhe fëmijët nën kujdesin e tij. Kjo përfshin jo vetëm mbrojtjen fizike, por edhe sigurimin financiar dhe shfaqjen e autoritetit të shëndoshë në shtëpi.
Ne jetojmë në një shoqëri të prindërve që sakrifikojnë për t’i dhënë gjithçka fëmijëve – gjithçka përveç asaj që ka më shumë rëndësi. Lëreni ekipin e futbollit dhe xhinse projektuesi; luftoni për fëmijët tanë që të kenë baballarë’.
Ndërsa psikologu, Erih From thotë se fëmijës i duhet dashuria dhe kujdesi i pakushtëzuar i nënës, si në aspektin fiziologjik ashtu edhe në atë psikologjik. Nëna ka për obligim që fëmijës t’ia mbjellë ndjenjat e sigurisë. Dashuria e nënës është afirmim i pakushtëzuar për jetën e fëmijës dhe nevojave të tij. Fëmija edhe pse pas lindjes jeton jashtë organizmit të nënës, ai edhe më tutje është i varur nga nëna, nëna është ngrohtësia dhe ushqimi. Nëna është gjendja euforike e kënaqësisë dhe sigurimit.
Zëvendësimin e termave e kanë kundërshtuar shumë aktorë. Madje edhe përfaqësuesi i komunitetit LGBTI, Elton Ilirjani është shprehur mbi çështjen në fjalë, ndërsa manjti qëndrim kundër. Pavarësisht të gjithave, ai mbetet konservator në ide dhe është besnik i modelit të familjes tradicionale.
Ilirjani tregoi se është kundër martesës së çifteve homoseksuale, aq më tepër adoptimit të fëmijëve, pasi, sipas tij, asnjëri prej partnerëve në këto çifte nuk mund ta luajë dot rolin e nënës.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
