Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, raporti: 52,9% e grave të moshës 18-74 kanë përjetuar dhunë
Dhuna ndaj grave dhe vajzave (DhNGV) është një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut dhe një problem global. Një raport kërkimor mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri i realizuar në 2018 përfshiu një vrojtim kombëtar të familjeve me bazë popullatën të kryer në secilën nga 12 prefekturat e vendit, duke përfshirë 3.443 familje dhe gra të moshës 18-74 vjeç.
Vrojtimi Kombëtar për Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave (VKDhNGV) u bë për të matur natyrën dhe shkallën e pesë llojeve të ndryshme të DhNG-së (dhuna në familje ushtruar nga partneri intim, dhuna gjatë marrëdhënies dashurore, dhuna nga jopartneri, ngacmimi seksual dhe, përndjekja) dhe disa norma shoqërore të lidhura me DhNGV-në.
Sipas raportit në përgjithësi, 1 në 2 apo 52,9% e grave të moshës 18-74 vjeç kanë përjetuar “ndonjëherë” një apo më shumë nga pesë llojet e ndryshme të dhunës gjatë jetës së tyre.
Në lidhje me dhunën e ushtruar nga partneri intim, 47,0% e grave (ato që ishin apo kishin qenë të martuara dhe/ose jetonin me një partner) kanë përjetuar “ndonjëherë” dhunë në familje nga partneri intim, dhe 65,8% e grave (ato që nuk ishin martuar ndonjëherë dhe që nuk kishin jetuar ndonjëherë me një partner mashkull, por që ishin përfshirë në një marrëdhënie me një mashkull, por pa jetuar së bashku) kanë përjetuar “ndonjëherë” dhunë gjatë marrëdhënies dashurore.
Ndër të gjitha gratë e moshës 18-74 vjeç, 18,2% kanë përjetuar “ndonjëherë” dhunë nga jopartneri, 18,1% kanë përjetuar “ndonjëherë” ngacmim seksual dhe, 12,6% kishin përjetuar “ndonjëherë” përndjekje. Në lidhje me përjetimet aktuale të dhunës, studimi tregon se 1 në 3 gra, ose 36,6% e grave përjetonin “aktualisht” dhunë.
Në veçanti 1 në 3, ose 36,7% e grave (ato që ishin ose kishin qenë të martuara dhe/ ose që jetonin me një partner mashkull) përjetonin “aktualisht” dhunë në familje nga partneri intim, 61,8% e grave (ato që nuk ishin martuar kurrë dhe nuk kishin jetuar kurrë me një partner mashkull, por që kishin qenë në një marrëdhënie me një mashkull, por pa u martuar) përjetonin “aktualisht” dhunë gjatë marrëdhënies dashurore.
Nga të gjitha gratë e moshës 18-74 vjeç, 3,4% kanë përjetuar “aktualisht” dhunë nga jopartneri, 8,5% kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe 6,9% kanë përjetuar përndjekje. Analiza tregoi se 3 në 4 ose 75,8% e grave që kishin përjetuar dhunë nga jopartneri që në moshën 15 vjeç, kishin përjetuar gjithashtu dhunë në familje nga partneri intim; gratë që kishin përjetuar dhunë nga jopartneri që në moshën 15 vjeç, kishin dy herë më tepër gjasa të përjetonin dhunë në familje nga partneri intim (75,8%), krahasuar me gratë që nuk kishin përjetuar dhunë nga jopartneri që në moshën 15 vjeç (32,1%).
Gjithashtu, vrojtimi konstatoi se 3,1% e grave të moshës 18-74 vjeç ishin abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë. Studimi tregon se gratë që kishin përjetuar abuzim seksual si fëmijë kishin më tepër gjasa të përjetonin dhunë seksuale dhe/ose dhunë gjinore gjatë jetës (88,8%), krahasuar me gratë që nuk kishin përjetuar dhunë seksuale si fëmijë (51,5%).
Dhuna në familje nga partneri intim;
Më konkretisht, 41,2% e grave kanë përjetuar “ndonjëherë” sjellje kontrolluese shtrënguese, 31,4% kanë përjetuar dhunë psikologjike, 18,0% kanë përjetuar dhunë fizike, 8,6% kanë përjetuar dhunë seksuale, dhe 7,0% kanë përjetuar dhunë ekonomike.
Në fakt, 1 në 5, apo 21,0% e grave kanë përjetuar “ndonjëherë dhunë fizike dhe/ose dhunë seksuale, ose të dyja” në marrëdhëniet e tyre martesore/intime. Më konkretisht, 1 në 4, ose 25,2% e grave kanë përjetuar sjellje kontrolluese shtrënguese, 19,7% përjetonin “aktualisht” dhunë psikologjike, 7,2% përjetonin dhunë fizike, 7,0% përjetonin dhunë ekonomike, dhe 3,6% përjetonin dhunë seksuale. Gratë e moshës 18-24 vjeç kishin shumë gjasa të përjetonin dhunë në familje nga partneri intim (55,8% ndonjëherë, 55,8% aktualisht).
Me plakjen e grave, përvojat e tyre “aktuale” të dhunës në familje nga partneri intim pakësohen, ku vetëm 25,8% e grave të moshës 55-64 vjeç dhe 18,2% të moshës 65-74 vjeç kishin përjetuar dhunë në familje nga partneri intim. Kur fillon dhuna në familje nga partneri intim Gratë që përjetojnë dhunë në familje nga partneri intim, u pyetën se kur kish filluar dhuna në familje në martesën e tyre. Të dhënat treguan se 1 në 4, ose 26,1% e grave, raportuan se dhuna në familje kish nisur brenda vitit të parë të martesës, 23,2% raportuan se dhuna kish nisur në vitin e 2-të dhe të 3-të të martesës, 14,9% raportuan se dhuna kish nisur pas 4 apo 5 vitesh që ishin martuar dhe 17,1% raportuan se dhuna kish nisur pasi kishin kaluar gjashtë apo më shumë vite që ishin martuar.
Dhuna fizike gjatë shtatzënisë;
Midis grave që kishin qenë ndonjëherë shtatzëna 1,1% ishin goditur, qëlluar me shpulla, shkelmuar apo abuzuar fizikisht gjatë shtatzënisë. Midis grave që kishin përjetuar “ndonjëherë” dhunë fizike, 2,3% ishin goditur, qëlluar me shpulla, shkelmuar, apo abuzuar fizikisht gjatë shtatzënisë. Midis grave që ishin goditur, qëlluar me shpulla, shkelmuar apo abuzuar fizikisht gjatë shtatzënisë, afërsisht 1 në 3, apo 30,5% raportuan se kjo kish ndodhur gjatë shtatzënisë së fundit dhe 10,1% se ishin grushtuar apo shkelmuar në bark gjatë shtatzënisë. Të pyetura se kush i kishte goditur, qëlluar me shpulla, shkelmuar apo abuzuar fizikisht gjatë shtatzënisë, 50,9% e grave e identifikuan dhunuesin si burrin/të dashurin aktual/të dikurshëm.
Lëndimet e shkaktuara nga dhuna në familje;
Më shumë se 1 në 2, apo 58,8% e grave që kanë përjetuar“ndonjëherë” dhunë fizike,kanë pësuar lëndime nga dhuna në familje, dhe afërsisht 3 në 4,apo 72,4% e grave që përjetonin “aktualisht” dhunë në familje, kishin pësuar lëndime ngakjo dhunë.
Dhuna seksuale, përdorimi i mjeteve për kontrollin e lindjeve, rreziku i SST-ve;
Gratë që përjetonin dhunë seksuale nga bashkëshortët/partnerët (27,1%) kishin pothuaj nëntë herë më shumë gjasa, krahasuar me gratë që nuk kanë përjetuar dhunë seksuale (3,1%) të raportonin se bashkëshorti/partneri nuk pranonte të përdorte 18 Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave në Shqipëri mjete për kontrollin e lindjeve, apo se ish orvatur t’i ndalonte ato të përdornin ndonjë metodë për të shmangur shtatzëninë.
Dhuna gjatë marrëdhënies dashurore;
Analiza tregoi se pothuajse 2 në 3, ose 65,8% e grave kishin përjetuar “ndonjëherë” dhunë dhe 61,8% përjetonin “aktualisht” dhunë gjatë marrëdhënies dashurore, nga të cilat të gjitha përjetonin sjellje kontrolluese shtrënguese dhe rreth gjysma përjetonin dhunë psikologjike. Të gjitha gratë që raportonin se i qëllonte i ati me shpulla apo i rrihte e ëma, përjetonin dhunë gjatë marrëdhënies dashurore dhe sjellje kontrolluese shtrënguese; nuk kishte ndonjë lidhje me llojet e tjera të dhunës gjatë marrëdhënies dashurore.
Shumica e autorëve të dhunës gjatë marrëdhënies dashurore ishin të moshës 25-34 vjeç (88,9%). Kjo ndodh megjithëse kampioni i grave që nuk ishin martuar kurrë dhe/ose nuk kishin jetuar kurrë me një burrë/partner ishin kryesisht të moshës 18-24 vjeç (46,3%) dhe të moshës 25-34 (45,5%).
Ngacmimi seksual;
Ngacmim seksual do të thotë përpjekje të pamirëpritura seksuale, kërkesa për favore seksuale dhe ngacmime të tjera verbale apo fizike me natyrë seksuale, që përbëjnë shkelje të parimit të trajtimit të barabartë të përjetonin “ndonjëherë” një apo më shumë nga katër llojet e dhunës nga jopartneri që nga mosha 15 vjeç.
Të dhënat e këtij raporti të realizuar nga Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT),Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Ëomen) me mbështetjen financiare të UN Ëomen, të qeverisë së Australisë dhe qeverisë së Suedisë, ofrojnë dëshmi se DhNGV-ja në Shqipëri është e përhapur. Në bazë të këtyre të dhënave, DhNGV-ja nuk mund të shihet si një çështje anësore e cila prek vetëm jetën e disa grave në Shqipëri. DhNGVja prek shumicën e grave, si edhe rezulton në ekspozimin e fëmijëve ndaj dhunës në shtëpi, veçanërisht kur fëmijët janë dëshmitarë të dhunës së ushtruar ndaj nënave të tyre dhe bëhen viktima të drejtpërdrejta dhe/ose të tërthorta të dhunës në familje. Kjo u realizua me mbështetjen e UNFPA. #UNFPA Albania
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
