Xhejdi, vajza që inspiron njerëzit me pasionet e saj: Në pikturë e shfaq botën me vija, forma, ngjyra, ndërsa në shkrim me fjalë
Xhejdi Çoku, është një vajzë 22 vjeçare, e diplomuar për informatikë ekonomike. 2 pasionet e saj që janë piktura dhe të shkruarit i përdor për të frymëzuar njerëzit. Të pikturojë i ka pëlqyer që në fëmijëri, ndërsa të shkruajë ka filluar atëherë kur nisi të kuptojë më shumë nga bota dhe ngjarjet që e rrethojnë. Pikturat që realizon dhe shkrimet i ndërthur me njëra-tjetrën për të shfaqur botën e saj në blogun personal përmes imazheve konkrete.
“Më pëlqen shumë të shkruaj dhe njekohësisht të pikturoj dhe të angazhohem me aktivitete të ndryshme sociale. Pikturën e kam pasur pasion që e vogël, me pëlqen ndonjëherë ti lidh shkrimet dhe pikturën dhe të nxjerr një imazh konkret. Në pikture ti e shfaq botën tënde me vija, forma ngjyra, ndërsa në shkrim e shfaq me fjalë, ndihem me fat që kam këto dy pasione që më ndihmojnë ta shpreh veten time qartë”, thotë Xhejdi gjatë një interviste për pozitivi.org.
Kryesisht ajo publikon ngjarje që e frymëzojnë. “Për shembull gjatë projektit në Poloni, vizitova dhe kampin e perqendrimit Auschwitz-Birkenau. Ishte një ngjarje që më bëri të reflektoja për shumë gjëra dhe më ndikoi shumë. Më përpara ankohesha për mundësitë që na mungojnë ne Shqipëri, problem lehtësisht të zgjidhshme më stresonin.
Dhe kur shkova atje m’u shfaq përpara syve një realitet i njerëzve që nuk zgjodhen atë jetë, atë kohë, nuk zgjodhen të ishin hebrenj, nuk zgjodhen të dilnin kundër sistemit por prap u keqtrajtuan në atë lloj forme. Me dha motivin për ta jetuar jetën me këto liri që më jepen e të jem mirënjohëse për gjërat që gëzoj. Atë shkrim e publikova, pati impakt nga njerëzit. Gjithashtu më pëlqen që kishte interes nga të rinjtë shqiptarë që të vizitonin Auschwitz”, shton 22 vjeçarja për Pozitivin. Xhejdi gjithashtu angazhohet në aktivitete që synojnë përmirësimin e aspekteve të ndryshme të shoqërisë.
Intervista me Xhejdi Çoku për pozitivi.org:
Pozitivi: Mund të më bësh një prezantim të vetes?
Xhejdi: Jam Xhejdi Çoku, aktualisht jam 22 vjeç, e diplomuar për informatikë ekonomike. Më pëlqen të angazhohem në aktivitete që synojnë përmirësimin e tematikave të ndryshme të shoqërisë. Për ti krijuar vetes mundësi angazhimi në probleme të tilla si ekosistemi, edukimi dhe emancipimi i të rinjve, lidershipi etj, jam bërë pjesë në disa organizata jo qeveritare. Më pëlqen gjithashtu të shkruaj dhe të pikturoj.
Pozitivi: Pse zgjodhe informatikën ekonomike?
Xhejdi: Pas bisedimesh me persona të cilët kam besim se më japin gjithmonë këshillat e duhura, vendosa të studioja për informatikë ekonomike, për mundësitë e shumta që të jep, për tregun e punës por më tepër sepse është degë e biznesit ku implementohet informatika. Biznesi më ka ngjallur gjithmonë interes. Vërtet nuk shkova pas ëndrrës, kam dashur të vazhdoja për arkitekturë, por gjithsesi nuk pendohem, sepse kam mësuar ta dua gjatë rrugës.
Pozitivi: Ku je angazhuar gjatë periudhës së shkollës?
Xhejdi: Kam qenë pjesë e dy klubeve studentore, Lidershipi i Gruas dhe Multimedia. Organizonim evente të ndryshme në shkollë, me të ftuar dhe me tematika të ndryshme. Gjithashtu në shkurt u bëra pjesë e AIESEC Albania.
Pozitivi: Çfarë planesh ke për të ardhmen?
Xhejdi: Kam menduar që këtë vit ta shfrytëzoj për të pasur një pamje më të qartë se çfarë dua të bëj më vonë si profesion, duke qenë se dega ime është e përzierë informatikë, ekonomi dhe biznes, dhe tre vitet e bachelorit nuk të japin një pamje të qartë se ku je ti më e aftë. Kështu që në vend që të bëja një vendim të nxituar për vazhdimin e masterit vendosa ta provoja veten në internshipe në informatikë dhe biznes në mënyrë që kur të vendos për masterin të jem më e sigurt.
Pozitivi: Sa të kanë shërbyer këto eksperienca?
Xhejdi: Unë e them shpesh që vitet e universitetin janë ato vite që ta skalisin karakterin dhe pesonin që ti je. Jam një njeri që nuk më pëlqen të qëndroj gjatë në zonën e konfortit por e sfidoj veten vazhdimisht pasi mendoj që sfidat na rrisin. Këtë kam bërë që nga viti i parë i universitetit. Kam qenë e hapur ndaj çdo experience që do më vinte në kontakt me njerëz të rinj. Mendoj që mënyra më e mirë për të njohur veten është duke njohur të tjeret. Duke njohur njerëz te rinj kam njohur dhe ide e pikpamje të mijat që deri në ato momente mund të mos e kem menduar ose reflektuar me veten time.
Nëse do më pyesje para një viti do të jepja një përshkrim tjetër të vetes.
Pozitivi: Çfarë ka ndryshuar tek ti?
Xhejdi: Mënyra se si i perceptoj shumë gjëra, vetbesimi, ana shoqërore. Gjatë gjithë kësaj periudhe përveçse në universitet jam marrë me aktivitete që më kanë mundësuar të njoh njerëz nga shumë vende të botës jo vetëm në Shqipëri, dhe më ka dhënë një panoramë më të gjerë të sjelljeve të individëve dhe të karakterit të njerëzve.
Pozitivi: Çfarë mësove nga trajnimi mbi shëndetin seksual?
Xhejdi: Më dha një vizion të qartë të situatës në vendet e zhvilluara dhe në Shqipëri, dhe mësova fakte konkrete.
Pozitivi: Çfarë ju sugjeron të rinjve të bëjnë, atyre që e kanë tabu edukimin seksual?
Xhejdi: Mendoj që sot nuk ka mungesë informacioni se i kemi të hapura dyert dhe mund të kërkojmë në internet por gjithsesi dhe kur marim një informacion në internet mënyra sesi ai percillet tek ti vjen e ftohtë ndërkohë që kur e bën bashkëbisedim me një njeri të afërt fjala e të cilit ka ndikim te ti normalisht është diçka tjetër. Do ti inkurajoja që ta bënin ata përpjekjen e parë për të krijuar një bashkëbisedim me familjaret e tyre. Ndoshta prindërit nga aktivitetet dhe përgjegjësitë harrojnë ndonjëherë rëndësinë e këtyre tematikave, por në moshën e adoleshencës psh ky diskutim bëhen një nevojë. Do ti inkurajoja ta bënin ata hapin e parë. Ti thonë që unë kam nevojë për ty, ti je prindi im dhe me ty dua ta bëj këte bisedë.
Pozitivi: Edukimi mbi shëndetin seksual po diskutohet të futet në kurrikulat e shkollës, po flitet që të bëhet një lëndë me vete. Si e shikon ti këtë gjë?
Xhejdi: Unë do e shikoja si diçka shumë pozitive sepse në momentin që e trajton diçka si të detyrueshme automatikisht i jep një rëndësi më të madhe dhe është për ti dhënë rëndësi sepse do shmangte probleme që shoqëria jonë i has por nuk pëlqen ti pranojë.
Pozitivi: Cilat janë pasionet e tua?
Xhejdi: Më pëlqen shumë të shkruaj dhe njekohësisht të pikturoj dhe të angazhohem me aktivitete të ndryshme sociale. Kam qenë pjesë e organizatës People in Focus dhe vitin e kaluar u organizua një projekt për ekosistemin dhe zhdukjen e steriotipeve në Serbi, Bosnje Hercegovinë dhe Shqipëri. Projekti ishte shumë interesant dhe i krijuar në një mënyrë të tillë që të na jepte mundësinë të mernim njohuri rreth problemeve të ekosistemit në këto tre vende por njëkohësisht të mësonim me tepër për historinë dhe kulturat përkatëse. Gjithashtu në verë të këtij viti ishta në Poloni në një projekt vullnetar në fokus objektivin 12 të zhvillimit të qëndrueshëm, konsumin dhe prodhim të zgjuar të ushqimit. Ishim nje grup prej 20 vullnetarësh nga vende të ndryshme të botës, që jetuam bashkë për shtatë javë dhe punuam në shkolla të ndryshme në Varshav me fëmijë të grupmoshës 6-12 vjec.
Pozitivi: The që të pëlqen të shkruash dhe të pikturosh. Çfarë shkruan?
Xhejdi: Më pëlqen të shkruaj rreth ngjarjeve të jetës time që më kanë bërë të reflektoj, aktivitete që unë i jap rëndësi ose thjesht histori që më frymëzojnë. Të preferuarat i publikoj në një faqe në Instagram, ku publikoj dhe libra. Më pëlqen dhe të lexoj. Shkrimi është thjesht pasion, e bëj se të tjerët më japin vlerësim pozitiv dhe e pëlqejnë atë që unë shkruaj por në fund të fundit sepse më bën të ndihem mirë.
Pozitivi: Pse kjo zgjedhje?
Xhejdi: Publikoj ngjarje që më frymëzojnë. Psh gjatë projektit në Poloni, vizitova dhe kampin e perqendrimit Auschwitz-Birkenau. Ishte një ngjarje që më bëri të reflektoja për shumë gjëra dhe më ndikoi shumë. Më përpara ankohesha për mundësitë që na mungojnë ne Shqipëri, problem lehtësisht të zgjidhshme më stresonin.
Dhe kur shkova atje m’u shfaq përpara syve një realitet i njerëzve që nuk zgjodhen atë jetë, atë kohë, nuk zgjodhen të ishin hebrenj, nuk zgjodhen të dilnin kundër sistemit por prapë u keqtrajtuan në atë lloj forme. Me dha motivin për ta jetuar jetën me këto liri që më jepen e të jem mirënjohëse për gjërat që gëzoj. Atë shkrim e publikova, pati impakt nga njerëzit.
Gjithashtu më pëlqen që kishte interes nga të rinjtë shqiptarë që të vizitonin Auschwitz.
Pozitivi: Kur vendose të shkoje atje?
Xhejdi: Mund të them që ajo pjesë e historisë gjithmonë më ka ngjallur kuriozitet. Nuk mund të them që kam qenë gjithmonë kaq e ndjeshme ndaj atyre që e vuajtën këtë realitet. Në Poloni shoqja ime e dhomës ishte hebre, dhe kemi diskutuar gjatë për histori dhe ngjarje të ndryshme që më bën ta ndjej akoma edhe më shumë vizitën në kamp. Gjithashtu më kanë tërhequr dhe librat që lidhen me atë pjesë të historisë, aktualisht po lexojë “Tatuazhisti i Auschwitzit” dhe pasi i pashë gjërat më afër përjetimi i librit është në nivel tjetër.
Pozitivi: Ke ndërmend të vazhdosh me blogun, dëshiron të bëhesh e famshme?
Xhejdi: Mendoj se gjithmonë do ti jap prioritet profesionit tim dhe shkrimi do ta trajtoj si pasion. Nuk e kam menduar ndonjëherë ta bëjë për famë, e bëj se ndihem vetë mirë dhe të tjerët i pëlqejnë shkrimet e mia dhe e gjejnë veten në to.
Pozitivi: Mund të na tregosh një ngjarje që të ka bërë të ndihesh ndryshe?
Xhejdi: Shkrimi i fundit që kam bërë ka qenë një përmbjedhje e experiencës time në Poloni në tre linja paralele, puna me fëmijët, jetesa në një vend me kulturë ndryshe nga e jona dhe shoqëria që në fund të projektit m’u bë familje. E them me bindje se e gjithë eksperienca më ndryshoi, më bëri të besoj më shumë në vlerat e mija, të shfaq me shumë interes rreth ngjarjeve që ndodhin në botë dhe të kem miq në çdo kontinent.
Pozitivi: Po piktura?
Xhejdi: Pikturën e kam pasur pasion që e vogël, me pëlqen ndonjëherë ti lidh shkrimet dhe pikturën dhe të nxjerr një imazh konkret. Në pikture ti e shfaq botën tënde me vija, forma ngjyra, ndërsa në shkrim e shfaq me fjalë, ndihem me fat që kam këto dy pasione që më ndihmojnë ta shpreh veten time qartë.
Pozitivi: Mendon që arrin ta shprehësh qartë botën tënde përmes këtyre dy pasioneve?
Xhejdi: Po, e kam të thjeshtë ta shpreh atë që mendoj, dhe mendoj qe kjo vjen sepse kam arritur ta njoh deri diku veten time mire. Nuk ja le si meritë vetëm pasioneve që permenda me përpara, më shumë me ka ndihmuar fakti ka kam qenë gjithmone e hapur për të njohur sa më shumë njerëz. Më bën të ndihem mirë kur arrij ti kuptoj ata, kur arrij ti jap shpjegim disa sjelljeve të tyre, kur i bëj të ndihen rehat në shoqërinë time pavarësisht se sa pak kohë kanë që më njohin.
Pozitivi: Cilat mendon se janë tre pikat e tua te forta si person?
Xhejdi: Jam shumë këmbëngulëse, socializohem shumë shpejtë me njerëzit, dhe empatia.
Pozitivi: Do të vazhdosh të shkruash?
Xhejdi: Gjej frymëzim në shumë gjëra, mendoj se do më shoqërojë gjithmonë ky pasion.
Pozitivi: Cili ështe shkrimi jot i preferuar?
Xhejdi: Shkrimi im i preferuar është një shkrim artistik ‘Vera e kuqe, apo ti?’. Jam frymëzuar nga një histori dashurie. E kam të preferuar sepse për një kohë të gjatë më kishte munguar frymëzimi dhe dëshira për ti shkruar dhe ky shkrim më bëri ti rikthehem përsëri.
Pozitivi: Një mesazh që do ti jepje të rinjve?
Xhejdi: Mos rreshtin kurrë së sfiduari veten, ndryshe s’do e kuptonin potencialin që posedojnë.
© 2019 – 2020, Pozitivi. All rights reserved.







