Do të ndërtojë 2 shtëpi për famijet e prekura nga tërmeti, Bebe Rexha bën një tjetër premtim
05/12/2019 Shpërndaje

Do të ndërtojë 2 shtëpi për famijet e prekura nga tërmeti, Bebe Rexha bën një tjetër premtim

Bebe Rexha vazhdon të jetë pranë famijeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili solli vdekjen e 51 personave, plagosjen e disa të tjerëve dhe shembjen e shumë banesave dhe pallateve.

Këngëtarja me famë botërore disa ditë më parë erdhi në vendin tonë dhe vizitoi personalisht 2 familje që jetojnë në kushte të mjerueshme, ndërsa premtoi se 2 familjeve do t’u ndërtojë shtëpitë. Ndërsa tani ajo bën një tjetër premtim, për të mbajtur një koncert në Tiranë.

Gjatë një interviste për emisionin “Pasditja ime”, Bebe rrëfeu se ka në plan të kthehet sërish në Shqipëri, për të mbajtur një koncert, ku të ardhurat të shkojnë për familjet e dëmtuara.

Ajo më tej shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, për t’u bërë bashkë në këto momente që vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.