Vizioni pikën turistike në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethin
24/07/2022 Shpërndaje

Vizioni pikën turistike në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethin

Në zemër të Alpeve Shqiptare ndodhet pika turistike e Thethit e rrethuar me bukuritë e papërsëritshme, si male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë. Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme. Për pozitivi.org biologia Aurora Piroviq e apasionuar pas udhëtimeve, na njeh më tepër me vecantinë e këtij vendi turistik

Aurora cila është lidhja juaj me Thethin?

Thethi kategorizhet si pjesë e parkut shqiptarë të Alpeve Shqiptare, tashmë me ligjin e zonave të mbrojtura. Unë jam dashamirëse e maleve sikurse jam dashamirëse e natyrës pasi janë pjesë e aventurave të mija. Thethin e frekuentojë kryesisht për ngjitjet malore, pasi ka jo vetëm maja për të kapur por dhe kalime shumë të bukura sic është më i famshmi kalimi Theth-Valbonë dhe qafa e Pejës, por jo vetëm pjesë të tjera të Alpeve Shqiptare por dhe pjesë të tjera të Malsisë së Gjakovës nga ana e Kosovës. Gjithashtu nga Thethi mund të kalosh nga pjesë të tjera sikurse kalime nga fusha e Denellit për të shkuar në Currat e Epërme, që është pjesë e alpeve shqiptare. Po ashtu ka dhe maja që mund të bësh kalime nga pjesa tjetër e luginës së Valbonës. Më duhet të sjell në vëmëndje fillimin e turizmit që daton në vitin 1936 ku është bërë rruga e parë Shkodër Theth. Familja e parë që ka mbërritur për turizëm në Theth ka qënë familja Kaduku. Për më tepër një burimi në qëndër të Thethit ka marrë emrin burimi Kaduku në nder të kësaj familje. Thethianët ka qënë të lidhur më tepër me Malsinë e Gjakovës, për nga zona e Kosovës.

Cfarë mund të bësh një ditë në Theth?

–Një ditë në Theth mund të bësh shumë aventura në natyrë. Jo vetëm të vizitosh sitet natyrore, sikurse është ujvara e Grunasit, kanionet e lumit të Thethit, por edhe vizitat tek Syri i Kaltër sic e njohin dhe turistët. Sa i përket destinacioneve kulturore apo historike ti mund të vizitosh kullën e ngujimit që mund të marrësh informacion të bollshëm mbi historinë e gjithë zonës së Dukagjinit duke qënë se Dukagjini përfshinë jo vetëm Thethin dhe Shalën, por gjithë Malësinë e veriut. Gjithashtu është dhe muzeu etnografik tek banesa e Lulash Keqit.

Kur është periudha që frekuentohet më shumë Thethi?

Thethi zakonisht frekuentohet gjatë stinës nga pranvera, muaji prill kur shkrihet dhe dëbora, pasi pjesa e Qafë-Thorës mbetet një nga segmentet më të vështira pasi mbulohet me dëborë dhe bllokohet gjatë stiës së dimrit. Thethi ka qënë një destinacion veror i përkohshëm nga muaji prill deri në tetor. Ndërsa prej vitit të kaluar, dimrin e kaluar ka filluar të frekuntohet gjatë sezonit veror.

Si është jetesa e banorëve në këtë vend?

Banorët gjatë stinës së dimrit largohen nga Thethi për shkak të pengesave që paraqet rruga nga bllokimit i dëborës. Por për shkak të mungesës së shërbimeve, nëse flasim për jetesën e banorëve deri në vitin 2010, Thethi ka pasur një migrim të popullatës të këtij fshati. Por me hapjen e turizmit malor dhe promovimit të zonës së Thethit shumica prej tyre janë rikthyer dhe shtëpijat e tyre janë rikthyer në bujtina apo shtëpi pritëse për të huajt, Sa i përket jetesës së tyre në lidhje me shërbimet, pavarëssht se janë minimale standarde ekziston një qendër shndetësore, ekziston një shkollë. Ajo që mungon është infrastruktura e mirë që lidh Thethin me Breg Lumin, ku ka qënë dhe kryeqëndra e Dukagjinit. Menaxhimi i mbetjeve mbetet po ashtu një problematikë. Problematikë tjetër mbetet formalizimi apo legalizimi i banesave të tyre dhe kjo con në një konkurencë jo të ndershme në sektorin e turizmit për paketat turistike apo akomodimin. Vështirësi kanë në lidhje me ushqimin. Shpeshherë ato duhet të udhëtojnë drejt Malësisë së Madhe apo Shkodrës për furnizime me ushqimi.

Cilat janë pikat më vecanta turistike?

–Ndër pikat më të vecanta janë sitet natyrore, ujvara Grunasit, Syri i Kaltër, kanionet ku mund të bësh edhe ngjitje shkëmbore, mund të bësh hiking. Kalimi Theth Valbnës që është shumë i famshëm. Nëse e fillon nga Thethi ti e fillon në nivelin 600 metër dhe shkon në 900 metër përtej Qafës së Valbonës, ku pika më e lartë është 1800 metër, është e një vështirësie mesatare, por ka dhe ngjitje në majën e Arapit, maja e Radohimës këto që janë më të frekuentuarat. Shtegu i dhënëve që lidh luginën e Bogës me luginën e Thethit, maja e Boshit po ashtu që bëhët në të dy anët dhe nga Thethi në Valbonë. Është fusha e Donellit e cila lidh Thethin me zonën e Currajve. Këto janë disa nga destinacionet natyrore. Sa i përket siteve kulturore mbetet kulla e Ngujimit dhe banesa e Lulash Keqit e cila përmban muzeun etnografik. Ekziston dhe një qëndër kulturore për turistët por nuk është e mjaftushëm. Do këshilloja që në këtë zonë sidomos gjatë sezonit veror që ka fluks të madh turizmi duhet të jenë në shërbim emergjencat civile në lidhje me aksidentet që mund të ndodhin gjatë lëvizjes në këtë zonë.

Thethi dallohet dhe për ushqimet bio, cilat janë gatimet tradicionale të kësaj zone?

Thethi shquhet kryesisht për produktet e mishit mqs vetë lugina e Thethit ka plot kullota të cilët banorët e zonës kanë bagëtitë që i rrisin në këto zona. Gjithashtu kanë dhe produktet lokale si, rakia, vera, produktet me brumëra si petullat apo byrekët. Por produkti më cilësor në zonën e Thethit janë fasulet dhe patatet, por dhe arrat.

Cfarë duhet të ketë parasysh një turistë para se të niset në një udhëtim në Theth?

Para se një vizitor të niset për në Theth duhet të marrë informacione për Thethin, si për gjendjen e rrugës, apo vendndodhjen e karburanteve pasi shumë visitor nisen drejt Thethit pa e ditur sa litra karburantë duhet për tu furnizuar. Pika e fundit që mund të furnizoheshh me karburant është Kopliku. Duhet dhe informacioni turistik në lidhje me itenerarin që duhet të ndjekë një turist. Patjetër që duhet kontakti me një guidë lokale. Asnjëherë nuk duhet ndërmarrë kalimet apo aktivitet në natyrë pa një guidë lokale, qofshin këto në sitet natyrore apo kulturore. Jo vetë për informacionet për këto vende por dhe për sigurinë që duhet të kemi. Prandaj që një turistë të ndjehet i sigurtë duhet inforamacioni që mund ta marrin që nga Shkodra në nisje, por dhe zyra e informacionit në Theth që administrohet nga administrata e zonave të mbrojtura, të cilët mund ta pajisen dhe me harta. Ajo që është e rëndëishme është dhe paisjet me mjetet e duhura.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.