12 taktika themelore për të mbijetuar në dëborë
Siç e keni vënë re, dëbora ka ngrirë Shqipërinë. Moti i ftohtë është konsideruar një shpërthim siberian, i quajtur “Bisha nga Lindja”. Dhe ende nuk ka përfunduar. Stuhi dëbore dhe temperatura të ulëta janë parashikuar edhe për ditët e ardhshme. Edhe pse në një nga zonat më problematike, Shkodra ditën e sotme është shoqëruar me intensitet të ulët të reshjeve të borës, rrugët vijojnë të mbetën të bllokuara, shkruan Pozitivi. Jo vetëm në Shkodër por edhe në shumë zona të tjera mungesa e energjsië elektrike, ujit dhe bllokimi i rrugëve vijonë të mbeten problematike. Por mos u frikësoni. Pozitivi.org, më poshtë iu sjell një udhëzues shumë praktik për t’i mbijetuar motit me dëborë.
-Mbushini këpucët tuaja me letra sanitare. Na besoni. Kjo mund të duket e çuditshme, por është një taktikë çuditërisht efektive për mbajtjen e këmbëve të thata.
-Është një fakt i njohur që të gjithë vjedhin artikujt e tualetit sa herë që qëndrojnë në një hotel. Por nëse ju keni marrë gjithashtu një sasi të kapsjeve të dushit të hotelit, shtypni një në kokë për të mbajtur flokët tuaj të freskët.
-Vishni kapele që iu mbulojnë dhe fytyrën. Nuk janë vetëm për vjedhësit.
-Ndjeni të dridhura nën xhaketën tuaj të butë? Mbështilleni veten me ngjitës.
-Ecni si pinguin. Seriozisht. A keni parë ndonjëherë të bien pinguinët? Bëni performancën tuaj më të mirë dhe shtrijini këmbët, hidhni hapa të vegjël dhe përkuluni pak përpara ndërsa ecni për të rritur qendrën tuaj të gravitetit.
-Nuk i ndjeni gishtat? Hiqni çorapët dhe vendosni ato në duart tuaja si dorashka të improvizuara.
-Mendo sikur do të jeni diku në një vend të ngrohtë. Nëse jeni duke pritur për një autobus që është shumë i ftohtë, imagjinoni sikur jeni diku në një ishull me diell. Së paku, kete sugjeron studiuesi, Mark Wood. ‘Fokusoni mendjen tuaj diku tjetër për të shkëputur veten nga të ftohtit. Mund të jem duke ngrirë, por mendja ime mund të shkojë drejt plazheve të ngrohta dhe palmave”.
-Shëtisni me çizme në këmbë? Vishni çizme futbolli, kthetrat e tyre do t’ju mbajnë që të mos bini në dëborë.
-Një tjetër mënyrë është të merrni një zinxhir dhe ta lidhni rreth këmbëve tuaja.
-Nëse keni etje gjatë lëvizjes, mbushini shishet me ujë nga bora. Përveç nëse është e verdhë mos e pini atë.
-Hani sasi të madhe me djathë dhe pretendoni se jeni në Alpe.
-Qëndroni larg vendeve me shkëmbinj dhe të rrezikshme, sepse mund të mbeteni të bllokuar nga ndonjë stuhi.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
