Arratisja e 22 vjeçares shqiptare në Angli si nëpër filma: Si e kalova kufirin me identitet fallco
11/08/2017 Shpërndaje

Arratisja e 22 vjeçares shqiptare në Angli si nëpër filma: Si e kalova kufirin me identitet fallco

22 vjeçarja shqiptare S.L u largua nga vendi në 2014 për t’u bërë pjesë e aventurave të një tjetër bote. Si fillim u përball me pengesa të mëdha gjatë rrugës, e tashmë ëndrra e saj prej vitesh për të jetuar në Angli u bë realitet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme rezulton se aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit rreth 1 milion e 400 mijë shtetas shqiptarë. Pjesa më e madhe, rreth 70-75 përqind e këtij numri, është vendosur në dy vende si Greqi dhe Itali. Midis tyre Greqia zë vendin e parë të numrit të përgjithshëm të emigracionit tonë në botë, shkruan pozitivi.org. Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa në vendet e tjera një numër më i kufizuar.

Shqiptarët janë larguar në këto shtete për arsye të ndryshme. Disa për t’ju sjellë familjeve të ardhura, disa largohen bashkë me familje për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, por ka dhe nga ata që largohen sepse e kanë ëndërr një vend të tillë pa menduar vështirësitë. Por në fakt realiteti nuk është siç shihet nëpër filma. 22 vjeçarja zgjodhi të largohet për t’u bashkuar me të dashurin e zemrës.

Jeta në këtë vend si fillim nuk ka qenë aspak e lehtë për të, siç tregon ajo për pozitivi.org. Largimi nga Shqipëria në moshën 19 vjeçare ka qenë një vendim i vështirë por më pas e gjitha u kthye në një aventurë si ato që shohim nëpër filma. Vendosi që çdo gjë t’ja lërë në dorë fatit. U nis së bashku me 5 persona tjerë. Ata morën guximin të arratiseshin në mënyrë ilegale.

Lëkundjet e avionit gjatë rrugës, i dukeshin aq të forta sa ankthi i shtrëngonte zemrën çdo herë e më fortë. Jo nga lodhja e rrugës por nga frika se në çdo moment mund të zbulohej që ata po arratiseshin. Një veprim tepër i guximshëm për t’u treguar, por ajo zgjodhi të përdorë identetin e dikujt tjetër që ngjasonte më të për të kaluar kufirin. Mori pasaportën e një të afërmeje në Rumani, me të cilën kishte ngjashmëri fizike, për të bërë të mundur kalimin në anën tjetër të kufirit.

Ajo  tregon  se momenti më i vështirë ka qenë përballja me policinë. “Unë nxora dokumentat por aty nuk isha unë. Se kisha menduar ndonjëherë të bëja një gjë të tillë por kjo ishte e vetmja formë që unë të shkoja në Angli. Për një moment e besova dhe vetë që unë isha Sonja, emri i vajzës në pasaportë. Ankthi shtohej edhe më shumë në çdo sekondë që kalonte kur policët vëzhgonin dokumentat e mia”, tregon 22 vjeçarja për pozitivi.org

Pavarësisht se kaloi falë një farse, ajo e dinte që ditët në vazhdim do vazhdonte të qëndronte ilegalisht, pa mundur të dalë e lirë siç bëjnë vendasit apo personat e tjerë me dokumenta të rregullta. Megjithatë ajo se mendoi çdo ndodhë më pas por në ato momente donte vetëm të takonte të dashurin që e priste për t’u larguar në shtëpi, në folenë e dashurisë së tyre tashmë. S.L tregon se tashmë u bënë tre vite që nga ajo ditë dhe ende nuk ka mundur të marrë dokumentat, por ky fakt s’e ka penguar të bëjë jetën që kishte menduar para se të mbërrinte atje.

Ajo tregon se çdo ditë që kalon gjërat për të po normalizohen. Kohët e fundit është motivuar pa masë kur mori vesh që së shpjeti do të sjellë në jetë një vogëlush. Ëndrra për të tashmë është bërë realitet, por shprehet se jetesa jashtë vendit nuk ka ndonjë ndryshim nga Shqipëria.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.