Vajza autike ngatërron nusen me Hirushen, pas gjestit emocionues, rrjeti mblidhet ta dërgojë në Disney World
Shumë femije ëndërrojnë një ditë të takojnë një princeshë Disney – prandaj imagjinoni kënaqësinë e kësaj nuseje kur një vajzë e vogël mendoi se ajo ishte një princeshë.
Olivia Spark së bashku me bashkëshortin shkuan në një park në Nju Jork për të bërë fotografi per dasmën. Ndërsa Olivia po pozonte me fustanin e saj të bardhë, papritmas iu afrua një vajzë e vogël duke bërtitur: “Hirushja! Hirushja! ” Fëmija e lumtur ishte 5-vjeçarja Layla Lester. Nëna e Layla thotë se megjithëse autizmi e bën të vështirë për Laylin që të lidhet me të huajt, ajo ishte e gëzuar të shikonte një princeshë të vërtetë në park.
“Unë u përlota, sepse ajo mendonte se isha princeshë , dhe kjo vetëm e bëri ditën time absolutisht më të mahnitshme se ç’ishte”, tha Olivia. Fotografja e dasmës së Olivia, Nicole Wickins, hodhi disa fotografi të shkëmbimit të ëmbël.
Pas ndarjes së tyre në media sociale, historia u nda dhjetëra herë nga mediat lokale. Njerëzit u prekën aq shumë nga fotot e mrekullueshme, saqe anëtarët e komunitetit krijuan një faqe GoFundMe për të dërguar Layla në Disney World që ajo te mund të takojë princeshat e saj të preferuara. Në vetëm 10 ditë, ajo tashmë ka mbledhur pothuajse 12,000 dollarë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
