
Polonia nuk lejon ukrainaset e përdhunuara që të abortojnë
Janë 2 milionë ukrainas të strehuar në Poloni që nga fillimi i luftës në vend. 90% e tyre janë gra dhe fëmijë. Mes tyre dhjetëra ukraianase të përdhunuara nga ushtarët rusë, të cilat nuk mund të abortojnë për shkak se në Poloni është e ndaluar me ligj ndërprerja e shtatzanisë.
Të arratisura nga ferri e gjetën veten në Mesjetë. Janë të shumta gratë ukrainase të mbërritura në Poloni, të cilat duan të abortojnë pasi janë viktima të përdhunimit nga ushtarët rusë. Ato janë të traumatizuara nga bombat, dhuna seksuale dhe kaosi që kanë lënë në vendlindje. Kushtet e tyre janë shumë të komplikuara për të përjetuar një shtatzani normale. Por e gjejnë veten në një vend i cili ka rregulla shumë të ashpra kundër abortit.
Ukrainaset e larguara nga vendi i tyre mund të abortonin deri në javën e 12, por një gjë e tillë nuk lejohet në Poloni, bastion i ultrakatolikizmit dhe kongresit botëror për familjet. Organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut tregojnë për mediat polake se ukrainaset nuk janë mësuar me kufizime të tilla dhe tashmë janë në ankth dhe të frikësuara.
Janë 2 milion ukrainasit e strehuar në Poloni që nga fillimi i luftës në Ukrainë, 90% janë gra dhe fëmijë. Vendi i priti me shumë entuziazëm madje duke ndryshuar dhe ligjet për të përshpejtuar integrimin, me një valë solidariteti që vijon të jetë e lartë dhe pas një muaji e gjysëm lufte. Por në vendin e qeverisur nga Moraviecki, mund të abortohet vetëm në raste të rralla, as në rastet kur fetusi nuk jeton më apo i keqformuar, ose nëse nëna rrezikon jetën. Në muajin dhjetor parlamenti nuk miratoi projektligjin e propozuar nga partia PIS, në qeveri, që synonte ndalimin e abortit dhe në rast përdhunimi ose incesti.
Organizatat polake jo qeveritare konfirmojnë se të paktën 99 ukrainase kanë kërkuar ndihmë për të abortuar. Vullnetarë polakë që ndodhen në Buça të Ukrainës, shprehen se ukrainaset e përdhunuara nga rusët, kanë frikë të shkojnë në Poloni pasi i njohin ligjet që janë në fuqi atje. Kështu që zgjedhin të qëndrojnë në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.