21/10/2020 Shpërndaje

UNFPA me projekt, të nxisë Shqipërinë të luftojë pabarazinë gjinore

“Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”. Ky është projketi i ri rajonal i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në Shqipëri, i cili vjen si një projket në partneritet me Sektorin Privat dhe qeveritë në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.

Përfaqësuesit e sektorit publik dhe privat gjatë takimit të tyre diskutuan mënyrat që ndërmarrjet dhe kompanitë e biznesit duhet të përdorin për të promovuar politikat familjare që sigurojnë ekuilibrin midis jetës dhe punës.

Oraret fleksibël të punës, programet shëndetësore për punonjësit, vendet e përcaktuara për ushqyerjen me gji dhe dhomat e pushimit për fëmijët në mjediset e ndërmarrjes janë vetëm disa nga praktikat miqësore për familjet në vendin e punës.

“Është thelbësore që qeveritë të hartojnë politika që trajtojnë pabarazitë gjinore, duke krijuar kushtet dhe stimujt e duhur për gratë për të punuar.

Sektori privat është një partner kryesor për adresimin e sfidave ekzistuese dhe është në interesin e vetë bizneseve të krijojnë një mjedis pune që është tërheqës për gratë”, tha Christian Steiner, ambasador i Austrisë në Shqipëri, teksa shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të kotribuojë për më shumë barazi gjinore në për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ajo që vihet re është se në Shqipëri, gratë shpenzojnë 7 herë më shumë kohë se burrat për kujdes dhe punë të papaguar në shtëpi.

“Të gjitha përpjekjet nga ana jonë do të përqendrohen në prezantimin e politikave familjare që do të jepnin më shumë zgjedhje për të kombinuar punën dhe përgjegjësitë familjare si për gratë, ashtu edhe për burrat.

Ato duhet të parandalojnë pasoja të tilla si dëmtimi i karrierës së grave dhe duhet të projektohen në mënyrë të tillë që të inkurajojnë në mënyrë aktive baballarët të bëhen pjesë e rritjes së fëmijëve dhe ndarjes së punëve dhe kujdesit në familje”,- u shpreh Nigina Abaszade në prezantimin e saj për projektin.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.