Policja frymëzuese sfidon shiun, duke buzëqeshur mbron një krijesë të gjallë
09/06/2018 Shpërndaje

Policja frymëzuese sfidon shiun, duke buzëqeshur mbron një krijesë të gjallë

Një oficere policie është përshëndetur për kujdesin e  treguar ndaj komunitetit edhe në ditë me shi të furishëm. Policia ishte vërejtur nga Carolyn B. R. Hammett pranë shtëpisë së saj në Greenbelt, Maryland, kur po bënte detyrën në mes të shiut.

Hammetti dhe burri i saj u befasuan kur panë oficeren që qëndronte në mes të rrugës, por më tepër iu bëri përshtypje fakti që ajo po qeshte, edhe pse ishte lagur nga koka te këmbët. Ndërsa po afroheshin pranë saj, ata mësuan se oficerja e cila quhej Sharnise Hawkins-Graham, po mbronte një breshkë kokëfortë që ishte ulur në trotuar.

“Unë nuk mund të besoj se ishte duke qëndruar aty për të ruajtur breshkën në gjithë atë shi”, tha Hammeti për The Dodo. “Shumë njerëz nuk do ta bënin këtë, pavarësisht nga profesioni i tyre”.

Për shkak të motit të keq policja ishte shqetësuar se mos goditej nga ndonjë makinë ndaj nuk lëvizte nga rruga. Hamett dhe bashkëshorti i saj vendosën ta ndihmojnë.  Bashkëshorti i Hammett mbajti një ombrellë mbi kokën e polices ndërsa gruaja e tij shkoi në shtëpi për të marrë disa lopata. Çifti përdori lopatat për të shoqëruar breshkën në anën tjetër të rrugës.

“Ajo ishte duke buzëqeshur, në fytyrë i qëndronte gjatë gjithë kohës një buzëqeshje e madhe dhe aspak se vriste mendjen që ishte lagur komplet. Ajo ishte e këndshme, frymëzuese, kishte gjithçka duhet të jetë një oficere policie”.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.