Organizata ndihmon vajzat në nevojë, të vishen për mbrëmjen e maturës 
15/03/2019 Shpërndaje

Organizata ndihmon vajzat në nevojë, të vishen për mbrëmjen e maturës 

Sezoni i mbrëmjes së maturës po vjen dhe një organizatë po hap dyert për të ndihmuar vajzat në nevojë që ky event të jetë i veçantë për to.

Kenzie’s Closet që në vitin 2006 filloi të ndihmojë nxënëset që nuk mund të përballojnë shpenzimet për të veshur fustanin e ëndrrave. Qëllimi i organizatës jofitimprurëse është të ndihmojë vajzat në nevojë financiare që të kenë pamjen më të mirë në natën e mbrëmjes së maturës.

Tri qindra pako janë dërguar çdo vit, dhe vajzat që plotësojnë kërkesën kanë një blerës personal që i ndihmon të zgjedhin veshjen e përsosur. Organizata ka më shumë se 1.000 veshje të të gjitha madhësive, plus këpucë dhe aksesorë. Ata gjithmonë kërkojnë donacione shtesë, për ta vazhduar këtë mision edhe ne te ardhmen.

Drejtuesi i organizatës Kathy McDonald shprehet se ndihet tepër i lumtur t’u vijë në ndihmë vajzave në nevojë. Ai thotë se ato janë ndierë tepër të veçanta kur kanë parë se si janë transformuar në një ditë të rëndësishme siç është mbrëmja e maturës.

[su_custom_gallery source=”media: 11520,11543,11542,11541,11540,11539″ link=”lightbox” width=”250″ height=”750″ title=”never”]

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.