Zgjedhjet 2021/ Zanafilla dhe zhvillimi i votimit elektronik, a dështoi testi i fundit i 6 marsit?
29/03/2022 Shpërndaje

Zgjedhjet 2021/ Zanafilla dhe zhvillimi i votimit elektronik, a dështoi testi i fundit i 6 marsit?

Votimi elektronik u testua për herë të parë në në nëntor të 2019 kur Partia Socialiste e zhvilloi zgjedhjet për delegatët e kongresit.

Në zgjedhje morën pjesë 76.068 anëtarë të PS, ndërsa procesi testoi për herë të parë të votimit elektronik në Njësinë Nr.8 të Tiranës.

Nga këto zgjedhje, pasi votoi në njësinë 8 ku dhe u vu në praktikë votimi elektronik Kryeministri Edi Rama tha se votimi online mund të implementohet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Në fakt ashtu ndodhi. Elementi i fundit teknologjik në zgjedhjet e 25 prillit ishte votimi elektronik, i cili preku vetëm votuesit e Zonës Administrative Zgjedhore nr. 40 në Tiranë që përkon me njësinë 10.

Një numër i kufizuar prej 23 619 zgjedhësish të njësisë numër 10 në Tiranë ishin të parët që testuan votimin elektronik, si pjesë e një projekti pilot të KQZ. Teknologjia e identifikimit dhe e votimit elektronik u mundësua nga kompania “Smartmatic International Holding B.V” dhe u kushtoi taksapaguesve shqiptarë rreth 20.9 milionë dollarë.

Përveç kësaj ZAZ, në të gjithë Shqipërinë u kye me letër, si në zgjedhjet e shkuara. Votimi elektronik është projekt që po pilotohet nga KQZ, në 32 qendrat e votimit të ZAZ 40 në Tiranë.

Pajisja elektronike përveç regjistrimit bën edhe printimin e votave të cilat kalojnë automatikisht në kuti për t’u ruajtur.

Një nga rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR në raportin final për zgjedhejte  25 prillit ishte për votimin elektronik.

“Për të rritur transparencën dhe besimin e publikut, duhet të sigurohet koha dhe burimet e përshtatshme për përgatitjen efektive dhe mundësitë kuptimplota për vëzhgimin publik dhe të pavarur të teknologjive zgjedhore. Në rast të përdorimit të votimit elektronik në një shkallë më të gjerë, duhet të merren parasysh aplikimi i metodave të verifikimit, të tilla si kontrollet e kufizimit të rrezikut”.

Votimi elektronik në zgjedhjet e 6 marsit 2022

Nga 6 bashkitë, Durrës, Shkodër, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje dhe Vorë, vetëm në këtë të fundit u realizua votimi dhe numërimi elektronik.

Në Vorë ka fituar, kandidati i Partisë socialiste Blerim Shera, me 69.8 përqind, ose 7674 vota.

Gjithshka është zhvilluar pa problematika të theksuara, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e ulët, 30.33 përqind. Në pjesën më të madhe problemet, siç ka bërë të ditur dhe Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, kanë qenë të lidhura me aspekte teknike, funksionimin e kamerave të vëzhgimit, apo pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve, të instaluara në çdo qendër dhe vetëm 15 përqind e të gjitha ankesave ka qenë e lidhur me çështje të administrimit zgjedhor.

Denoncimeve të bëra se për votime familjare në disa qendra në Vorë, ku votimi ishte elektronik, sikundër më pas dhe numërimi, ju është përgjigjur kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi.

Celibashi tha “natyra e problematikave nuk ka qenë e tillë që të ndikojë në procesin e administrimit zgjedhor. Vazhdojmë të vuajmë nga e njejta sëmundje, kur nga arsye ndonjëherë krej banale, komisionerët, vendosen vetë në një lloj konflikti apo diskutimi që nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Dhe në fakt nuk është se kontribuojnë për një administrim më të mirë, dhe ajo problematikë nuk e dëmton administrimin e procesit zgjedhor. Ndonjëherë më duket si një përpjekje për të thënë ca gjëra, për të lënë një shenjë, që në varësi të rezultatit, të themi që unë e kam thënë atë gjë”

Votimi elektronik në bashkinë Vorë, aplikacion për simulimin e procesit të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para zgjedhjeve të 6 marsit stimuloi procesin e vetimit elektronik përmes një aplikacioni onlie.  

Demostrimi online i procedurës së votimit elektronik ishte për ti dhënë mundësinë zgjedhësve, konkretisht atyre të Vorës,  që përmes pajisjeve elektronike kompjuter, laptop, ipad dhe telefonëve të zgjuar (smartphone) të njihen me procedurën e votimit që duhet të ndjekin në ditën e zgjedhjeve.  

Qëllimi i simulimit të procedurës së votimit elektronik përmes teknologjisë është njohja e sa më shumë zgjedhësve me procesin e votimit për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion të tyre.  

Të gjithë zgjedhësit të cilët disponojnë pajisje të teknologjisë së informacionit apo një telefon të zgjuar, mjafton të klikojnë mbi linkun http://kqz.gov.al/votime_vore/  i cili është i publikuar dhe në faqen zyrtare të KQZ-së, dhe të njihen me procedurat e votimit që do të ndjekin ditën e zgjedhjeve, në datën 6 mars 2022.

Në përfundim të këtyre zgjedhjeve Celibashi e vuri theksin te fakti që procesi sipas tij ishte i qetë dhe në respekt të Kodit Zgjedhor.

“Përgjithësisht nga ajo ç’ka KQZ vlerësoi procesi është karakterizuar nga zbatimi i Kodit Zgjedhor në përgjithësi dhe nga një qetësi në zhvillimin e procesit të votimit. Problematika të pakta janë evidentuar në ditën e votimit. Nuk ka pasur denoncime nga partitë politike apo shoqëria civile.  Kemi pasur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar. Nuk ka pasur denoncime apo raportime për shitblerjen e votës. Megjithatë mbetet për tu parë”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve e pohoi se ka pasur shqetësime në lidhje me votimin familjar.

Nuk u zhvillua votimi në tre qendra votimi në Shkodër për shkak të kushteve ekstreme atmosferike dhe pse Komisioni bëri shpërndarjen e bazës materiale, por për komisionerët nuk ishte e mundur që të shkonin në detyrë. Në ditën e votimit nuk ka patur denoncime të karakterit administrativ. Nga komunikimet që ne kemi patur me përfaqësuesit e partive politike, kemi pasur disa shqetësime për votimin familjar, apo dhe problematika të karakterit organizativ administrues nga komisionerët, të paktën për KQZ-në nuk rezulton të ketë patur patur denoncime për shitblerjen e votës, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, se ndoshta dikush ka evidentuar fenomene të tilla. Nëse janë nën përgjegjësinë e KQZ-së për t’i trajtuar të prezantohen pranë institucionit tonë. Nëse janë të tilla që konsiderohen si vepra penale t’i depozitojë pranë organeve kompetente.  Kemi patur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrativ. Të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë patur denoncime për shitblerjen e votës. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla”, tha Celibashi.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.