UNFPA, Armitage: Tranzicioni demografik pasoja të mëdha, duhen politika të qëndrueshme
29/11/2021 Shpërndaje

UNFPA, Armitage: Tranzicioni demografik pasoja të mëdha, duhen politika të qëndrueshme

E ardhmja demografike e Evropës është me një popullësi që po shkon drejt plakjes, të rinjtë që emigrojnë për mundësi më të mira punësimit dhe jetese si dhe ulje e ndjeshme e lindshmërisë. Për të patur një qasje drejt politikave të duhura për të minimizuar këto fenomene me kosoto sociale dhe ekonomike, në fillim të Dhjetorit UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe autoritet më më të larta të vendit do të mblidhen në Bullgari për të diskutuar mbi të ardhmen demografike evropiane.

Në parantezë të këtij takimi, Alanna Armitage Drejtore e Zyrës Rajonale të UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ka ndarë për opinionin e gjerë një analizë me të dhëna të rëndësishme demografike për Evropën. Sipas drejtores së UNFPA-së, Evropa është në mes të një tranzicioni demografik me pasoja të mëdha. Ka rënë lindërshmëria, por njerëzit jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm.

Të dhënat e UNFPA-së tregojnë se 1 në 4 evropian është 60 vjeç dhe projeksionet demografike tregojnë se deri në vitin 2050, më shumë se 1/3 e popullsisë së kontinentit do të jetë në këtë grupmoshë. Përveç rënies së lindshmërisë, të dhënat për demografinë tregojnë se shumë njerëz largohen nga vendet e tyre për të punuar diku tjetër dhe qeveritë nuk kanë qenë në gjendje të kthejnë emigrantët në shtëpitë e tyre.

Por Alanna Armitage në cilësinë e drejtues së UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore thotë se këto të dhëna nuk duhet të analizohen me kaq pesimizëm. “Faktorët themelorë që nxisin këto ndryshime janë në shumë mënyra arsye për të festuar. Popullsia po plaket sepse njerëzit janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë. Normat e fertilitetit janë më të ulëta, por kjo edhe sepse gratë kanë më shumë mundësi zgjedhje. Numri i popullsisë po zvogëlohet në disa vende, sepse njerëzit kanë më shumë liri për të zgjedhur se ku duan të jetojnë dhe punojnë” –shprehet Armitage.

Por në skemën e pensioneve shtetërore këto ndryshime demografike nuk konsiderohen kaq opizimiste pasi për këtë sektor parashtrohen çështje të rëndësishme për sigurinë e të ardhmes. Kjo do të thotë se buxhetet e shteteve dedikuar skemës së pensioneve do të jenë në vështirësi pasi forca punëtore nuk do të arrij të përballoj përmes kontributeve të tyre pensionet e mijëra të moshuarve” – shprehet Alanna Armitage.

Sipas drejtueses së Zyrës Rajonale të UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore pjesa më e madhe e fokusit, veçanërisht në Evropën Lindore, ka qenë në rritjen e normave të lindshmërisë dhe qeveritë janë përpjekur të ofrojnë stimuj financiarë për njerëzit për t’i inkurajuar ata të kenë më shumë fëmijë. Por edhe në këtë qasjeje, eksperienca e vendeve të ndryshme ka treguar se stimujtë financiarë nuk janë afatgjatë dhe nuk mund të kenë efekte po kaq të gjatë në rritjen e numrit të popullësisë.

Që të inkuajohet lindshmëria çiftet kanë nevojë që vendi i tyre të reduktojë pasiguritë ekonomike, kostot e larta të strehimit etj.
Sipas Alanna Armitage ajo që funksion në adresimin e ndryshimeve demografike është aplikimi i një pakete gjithëpërfshirëse politikash që janë të përqendruara te njerëzit dhe të bazuara fort në prova që sjellin qëndrueshmëri sociale, ekonomike, politike dhe kulturore që ndikojnë në vendimet dhe zgjedhjet e njerëzve në lidhje me vendimet për të ardhmen. “Në Evropën Qendrore dhe Lindore, vende si Kluzh në Rumani ose Beogradi në Serbi janë qendra kryesore për industrinë e teknologjisë dhe në këtë mënyrë kanë tërhequr talente nga brenda dhe jashtë vendit.

Në të gjithë Evropën, migrantët janë kthyer në shtëpi për shkak të pandemisë COVID-19, duke sjellë me vete aftësi që kontribojnë në vendin e tyre”-shprehet Drejtorja e UNFPA-së për Evropën Qendrore dhe Azinë Lindore.

Me rikthimin e të rinjëve, me aksesin dhe zgjerimin e aftësive teknologjike, zonat rurale po shohin një ringjallje pasi idetë shkojnë në kërkim të një jete më të gjelbër, më pa stres dhe më miqësore me familjen. Qeveritë po eksperimentojnë mënyra për të shfrytëzuar kontributet e të moshuarve dhe për t’i integruar më mirë ata në ekonomi dhe shoqëri. Gjithashtu politikat sociale për të hapur tregjet e punës dhe jetën publike më gjerësisht ndaj grave, pakicave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara kanë kontribuar për t’i bërë vendet më të afta për të trajtuar sfidat demografike

© 2021, Pozitivi. All rights reserved.