FOTO/ Protesta në Budapest kundër luftës në Ukrainë
30/04/2022 Shpërndaje

FOTO/ Protesta në Budapest kundër luftës në Ukrainë

Në ditën e 66 të luftës dhjetëra aktivistë kundër luftës janë mbledhur në kryeqytetin hungarez të shtunën.

Njerëzit ishin të veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas blu dhe të verdhë ndërsa mbanin në duar pankarat ku lexonin “Stop Putin, Stop Luftës” dhe “Mbështesni Ukrainën”.

Hungaria ka mirëpritur mijëra refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës  në fund të shkurtit.

Në total, pesë milionë ukrainas mendohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre.

SHBA-ja ka akuzuar Presidentin rus, Vladimir Putin, për brutalitet në pushtimin në Ukrainë. Pentagoni thotë se presidenti rus ka sjellë dhunë dhe mizori për njerëzit e pafajshëm. Këshilltari i presidentit Zelensky, Oleksiy Arestovych, thotë se Ukraina ka pësuar humbje të rënda, por humbjet në radhët e Rusisë janë “kolosale”. Ndërkaq disa civilë janë vrarë si pasojë e bombardimeve në rajonin e Donetsk-ut dhe Kharkiv. Teksa nuk ka munguar solidarizimi me Ukrainën dy vullnetarë britanikë janë kapur nga ushtria ruse.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.