Përmirësim i shëndetësisë, mjekët edukojnë nënat e reja
04/07/2019 Shpërndaje

Përmirësim i shëndetësisë, mjekët edukojnë nënat e reja

Spitali Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” ka organizuar disa klasa prenatale me mjekë gjinekologë dhe me mjekë neonatë për të edukuar nënat e reja.

Eliona Demaliaj drejtoreshë e spitalit tregon se këto takime japin të dhëna mbi shtatzanitë si dhe edukojnë nënat e reja si të sillen gjatë dhe pas shtatzanisë. “Në këto takime japim të dhëna mbi shtatzaninë e cila është një fiziologji mbi problematikat e shtatzanisë, por në të njëjtën kohë edhe me aktivitetin e lindjes, mënyrën sesi duhet të ushqehet një nënë shtatzanë, mënyrën se si duhet të kujdeset për fëmijën e vet të porsalindur, si duhet ta ushqejë atë, dhe shumë pyetje të tjera që për fat të mirë nënat shtatzënë na i bëjnë dhe janë shumë të rëndësishme mbi tërë procesin e shtatzanisë apo rrugëtimin e tyre gjatë shtatzanisë”, thotë ajo.

Sipas Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (ADHS) për vitin 2017-2018 të dhënat tregojnë trend pozitiv në aksesin në shërbimet shëndetësore: 88% e grave që kanë lindur fëmijë gjatë 5 viteve të fundit kanë marrë shërbime shëndetësore gjatë shtatzënisë nga një personel i kualifikuar shëndetësor.

78% e grave kanë kryer më shumë se katër vizita shëndetësore gjatë shtatzënisë. Ndërsa rreth 99% e lindjeve janë realizuar në maternitete dhe në 100% të rasteve këto lindje kanë qenë të asistuara nga personel shëndetësor i kualifikuar.

Sipas studimit ka dhe një përmirësim të dukshëm të ushqyerjes së fëmijëve 0-5 vjeç në krahasim me studimin e parë të 2008-09. Aktualisht, vetëm 11% e fëmijëve janë stunted (të shkurtër për moshën), 2% janë ëasted (të dobët për gjatësinë e tyre), 16% janë mbi peshë dhe vetëm 2% janë nën peshë.

Këto klasa prenatale të organizuara nga spitali “Mbretëresha Geraldinë” janë shumë të rëndësishme sepse u japim rëndësi edukimit të nënave dhe jo vetëm. “Ne besojmë që edukimi i një nëne shtatzanë ul mundësinë e të pasurt një fëmijë me probleme apo të kompolikimeve të tjera gjatë shtatzanisë. Është shumë e rëndësishme për nënë shoqërinë, familjen e të pasurit të një fëmije të shëndetshëm”, thotë Demaliaj.  

Ne në spital kryejmë trajnime klasa prenetale të cilat i kemi kryer edhe në bashkëpunim me fondacione të tjera. Është hera e parë që e bëjmë jashtë mureve të spitalit për ta çtensionuar pak situatën për të treguar që ne dalim jashtë spitalit për të treguar që ne jemi afër pacientëve tanë, që ne dalim në terren, mjekët lidhen me paciente edhe në ambiente të tjera, për të qenë më afër me pacientët dhe gratë e tjera shtatzanë.

Ne i ftojmë gratë që të na bëjnë pjesë të rrugëtimit të tyre të shtatzanisë duke filluar që nga diagnostifikimi në qendrën tonë ambulatore edhe në shërbimet e tjera. Ne kemi një përvojë shumë të madhe kryejmë afërsisht 7000 lindje në vit. Përpiqemi brenda mundësive dhe infrastrukturën tonë të japim një shërbim cilësor”, përmbyll ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.