Ukrainasi realizon mbajtëse çelësash nga pjesë avionësh rusë të rrëzuar
10/05/2022 Shpërndaje

Ukrainasi realizon mbajtëse çelësash nga pjesë avionësh rusë të rrëzuar

Një biznesmen ukrainas Juri Visoven ka vendosur të krijojë mbajtëse çelësash nga pjesë të një avioni rus të rrëzuar nga forcat e armatosura ukrainase.

Ato i shet jashtë vendit, ndërsa fitimet shkojnë për ushtrinë ukrainase. Ministria ukrainase e mbrojtjes publikoi pamjet e avionit të rrëzuar me të gjitha të dhënat përkatëse që konfirmonin dhe përkatësinë e mjetit tek ushtria ruse. Rusia nga ana e saj nuk i konfirmon detajet e humbjeve ushtarake dhe agjencia e lajmeve Reuters nuk është në gjendje të verifikojë rrethanat në të cilat avioni është rrëzuar. Avioni i llojit Su – 34 është rrëzuar në muajin mars.

Qeveria e Kievit i ka dhënë të drejtë biznesmenit ukrainas që të përdorë pjesë të avionit. Çdo mbajtëse çelsash shitet për një mijë dollarë. Paratë e mbledhura do të përdoren për financimin e droneve që përdoren nga forcat e armatosura ukrainase. Por biznesmeni uron që të braktisë shumë shpejt këtë aktivitet dhe që Ukraina të jetë sërish një vend në paqe.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.