Përfundon turneu Albanian Open Juniors 2019, rreth 50 sportistë i japin shpirt garës
26/11/2019 Shpërndaje

Përfundon turneu Albanian Open Juniors 2019, rreth 50 sportistë i japin shpirt garës

Turneu Albanian Open Juniors 2019 ka përfunduar me sukses duke shpallur disa fitues. Në këtë garë morën pjesë rreth 50 tenistë Shqipëria dhe Kosova të cilët demostruan një nivel të lartë sportiv dhe shprit gare.

Fitues në kategorinë djem u12 doli Borin Bitraj i Tennis Teuta i cili fitoi kundrejt Semi Kito nga Prizreni. Në kategorinë femra U12 fitoi Altea Hajrizi nga Mitrovica ndaj Ajri Hoxha nga Shkodra. Fitues për kategorinë Meshkuj U14 doli Noel Caprazi tennis Teuta, i cili mundi në finale Eno Hasa po te Tennis Teuta.
Kupën fituese për U16 për femra në finale e mori Gresi Bajri e Tennis Shkodra ndaj Juna Dani po në Tennis Shkodra. Fituesi U16 për meshkuj u shpall Skerdi Hasa i Tennis Teuta të Durrësit Ndaj Noel Caprazit nga po i njëjti klub.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.