U zhduk për një javë, gruaja tregon historinë e jashtëzakonshme si mbijetoi
Kjo është Angela Hernandez.
Ajo ishte zhdukur për një javë dhe të gjithë menduan më të keqen, fundin e saj. Angela po ngiste makinën nga Oregoni në Kaliforni të Jugut, kur një kafshë i zuri rrugën. Fatkeqësisht doli jashtë rrugës dhe ra rreth 250 metra pranë Big Sur.
Më poshtë ajo tregon të gjithë historinë e saj të cilën e ka postuar në facebook ku tregon si mbijetoi duke pirë pika uji nga një moçal.
“Pasi u zgjova, isha ende në makinë dhe ndjeva se uji po më kalonte mbi gjunjë. Çdo dritare ishte e mbyllur. Hoqa rripin dhe gjeta një mjet që mbaja në makinë dhe fillova të godas dritaren anësore të shoferit.
Çdo kockë në trup më ishte lënduar. E vetmja gjë që më shkonte nëpër mendje ishte motra ime, Isabel. Kështu fillova të bërtisja emrin e saj.
Përfundimisht, isha në gjendje të dilja nga makina dhe të hidhesha në oqean. Notova deri në breg dhe rashë në gjumë për njëfarë kohe, që se llogarita dot.
Kur u zgjova, ishte mesi i ditës dhe vetëm atëherë kuptova se çfarë kishte ndodhur. U ngrita në këmbë dhe ndjeva një dhimbje të madhe në shpatulla, shpinë, kofshë në të gjithë trupin.
Nuk pashë asgjë, përveç shkëmbinjve dhe oqeanit. Hodha sytë poshtë nga këmbët dhe pashë se këpucët më ishin zhdukur. Ditët e ardhshme u bë mjegull. Ecja lart e poshtë plazhit në kërkim të një qenie tjetër njerëzore.
Unë mund të shihja makina që lëviznin dhe ndihesha se mund të bërtisja vetëm me zë të lartë, se dikush mund të më dëgjonte ose të më shihte. Kjo është e gjitha që më nevojitej për t’u kthyer në familjen time. Vetëm një person që të më vërente.
Kishin kaluar rreth 3 ditë dhe xhinset e mia u shqyen, çorapët nuk ishin gjë tjetër veçse vrima dhe mund të filloja të ndieja efektet e dehidrimit.
Gjeta rrugën për t’u kthyer tek makina ime dhe fillova të shikoj përreth për çdo gjë që mund të përdorja. Gjeta një çorape të zezë që dukej se kishte rënë nga makina gjatë rrëzimit. Kam ecur në plazh aq shumë s’i asnjëherë më parë dhe dëgjova një zhurmë sikur dicka pikonte.
I ngrita sytë dhe pashë një pjesë të madhe myshku prej së cilës pikonte ujë. E provova ujin. Ishte i freskët. Mblodha sa më shumë që munda dhe piva nga ajo për ndoshta një orë.
Çdo ditë, ky u bë rituali im. Do të ecja lart e poshtë nëpër plazh duke kërkuar terren të ri, duke bërtitur për ndihmë dhe duke mbledhur ujë që binte nga maja e shkëmbinjve.
Mëngjesi im i fundit në plazh ishte veçanërisht i mirë. Kur u zgjova, pashë një grua që po ecte nëpër breg. Mendova se isha në ëndërr.
I bërtita, “ndihmëëë” dhe më pas u ngrita sa më shpejt munda dhe vrapova drejt saj. Ajo ishte me një burrë dhe në ato momente s’mund t’ju besoja syve. Ata vepruan shumë shpejt.
Ajo u vrapoi dhe shkoi për të kërkuar ndihmë, ndërsa burri qëndroi me mua dhe më dha ujë të freskët. Më tha se ishin një çift i martuar që e donin oqeanin dhe e kishin ardhur deri aty duke eksploruar sepse kishin parë automjetin tim të shkatërruar. Nuk mund ta besoja se më në fund më kishin gjetur.
Përfundimisht, një ekip shpëtimi më çoi me një helikopter në një spital aty pranë. Atje u ribashkova me familjen dhe kuptov sa isha lënduar. Ditët e para pas rrëzimit, vuajta nga një hemorragji në tru.
Përplasja më kishte shkaktuar thyerje të 4 brinjëve, të dy kockave të qafës, prishje të enëve të gjakut dhe djegie dielli në duar, këmbë dhe fytyrë.
Por, në fund të ditës, asnjë nga këto nuk ka rëndësi. Ndihem sikur kam gjithçka që kam dashur. Unë jam ulur këtu në spital, duke qeshur me motrën time derisa të më dhëmbin kockat e thyera. Kam takuar disa nga qeniet më të bukura njerëzore që mendoj se do të takoj ndonjëherë në tërë jetën time.
Kam përjetuar diçka kaq unike dhe të tmerrshme dhe nuk mund ta imagjinoj që nuk ka një qëllim më të madh për mua në këtë jetë. S’di çtë them më shumë, jeta është e pabesueshme”, ka shkruar Angela Hernandez.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.





