Gruaja e guximshme shpëton bashkëshortin, ai hap sytë në kohë për të parë lindjen e djalit
03/11/2018 Shpërndaje

Gruaja e guximshme shpëton bashkëshortin, ai hap sytë në kohë për të parë lindjen e djalit

Ashley dhe Andrew kanë qenë mjaft entuziast në pritjen e ardhjes së fëmijës së tyre të parë në jetë. Por 24 orët deri në lindjen e vgëlushit, dita më e lumtur e jetës së tyre pothuajse u kthye në tragjedi.

Çifti kishte qenë duke fjetur në shtëpinë e tyre në Shën Palin, Minesota, kur Ashley u zgjua nga tingujt e burrit të saj gulçuese për ajër, në vend që të gërhiste.

Ajo menjëherë mori urgjencën dhe ata i thanë se burri i saj ishte në arrest të plotë kardiak dhe duhej t’i jepte CPR.  Edhe pse kurrë nuk e kishte dhënë më parë ndihmën e parë, dhe se ishte shtatzënë 9 muajsh, e mposhti frikën dhe ia doli.

Pas kësaj arriti ambulanca dhe e dërguan në spital. Mjekët thanë se për shkak të kohës që kishte qenë i privuar nga oksigjeni, mund të ketë dëmtime në tru.

Përkundër gjithçkaje që ishte parashikuar, Andrew i hapi sytë ditën tjetër. Jo vetëm kjo, por u zgjua në kohë për të dëshmuar lindjen e djalit të tij Lennon.

Mjekët ia atribuojnë mbijetesën e tij, përgjigjes së shpejtë dhe të guximshme të gruas. Ashley është thjesht e lumtur që familja e saj do të kthehet në shtëpi e sigurtë dhe e shëndoshë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.