Dove ofron 5,000 $ për burrat që nuk marrin pushime të paguara atësie
Më pak se 1 në 5 burra në SHBA, u ofrohet leja e paguar e atësisë.
Dove po përpiqet ta ndryshojë këtë fakt. Marka e kujdesit personal ka nisur një fond për pushimet e atësisë, një përpjekje që synon të mbledhë mbi 1 milion dollarë për baballarët në të gjithë Amerikën, gjatë dy viteve të ardhshme.
Fondi do t’u sigurojë baballarëve që nuk nuk e marrin lejen e atësisë, 5.000 dollarë grante në mënyrë që të mund të kalojnë kohë me të sapolindurit e tyre.
“Baballarët që punojnë nuk duhet të zgjedhin midis fëmijëve të tyre dhe pagesës sepse kur ata marrin pushimin e atësisë, përfitojnë familjet, vendet e punës dhe komunitetet”, thuhet në faqen e internetit të Doves.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
