Trendet e tatuazheve
29/12/2022 Shpërndaje

Trendet e tatuazheve

Vitet e fundit tatuazhet janë në modë dhe për të përmbushur këtë kërkesë në rritje, janë hapur shumë dyqan tatuazhesh. Një proces mjaft i thjeshtë por vendimi për të bërë një tatuazh nuk është një gjë e zakonshme. Prefencat e tatuazheve ndryshojnë sipas moshave dhe gjinive. Vajzat janë të përqendruara te tatuazhet e vogla, te dedikimet personale, familjare, dashurie ose simbole të ndryshme, por nuk përjashtohen as tatuazhet e mëdha. Përsa i përket djemve trend janë tatuazhet që kanë një kuptim personal, të shprehë një histori ose një kuptim për individin, por sërish djemtë preferojnë tatuazhe qe mbulojnë një pjesë të trupit. Në intervistën e pozitivi.org në studion e tatuazheve “Zhaku Tattoo Albania” Myrteza Herri ndan trendet më të fundit te tatuazheve të realizuara nga vetë ai.

Siç dihet tashmë tatuazhet janë kthyer në një trend për të rinjtë në vendin tonë. Bashkë me këtë, edhe problemet që mund të shkaktojnë materialet jo cilësore që përdoren në të. Duke qenë se tatuazhet janë forma të modifikimit të trupit, ku futet ngjyrë në lëkurë rrezikon të sjellë dëmtim të lëkurës. Artistët që krijojnë dizajne të ndryshme në lëkurën e njerëzve, të cilët janë adhurues të tyre, tregojnë rastet kur ndodh që një tatuazh të ketë efet anësor.

Kërkesat e klientëve për realizimin e tatuazheve janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga tatuazhe minimaliste deri tek ato tatuazhe që mbulojnë gjithë sipërfaqen e trupit.

© 2022 – 2023, Pozitivi. All rights reserved.