Tiranë, 30 vjeçari na zbukuron ditën me gjestin që bën ndaj një burri me aftësi të kufizuara
05/07/2018 Shpërndaje

Tiranë, 30 vjeçari na zbukuron ditën me gjestin që bën ndaj një burri me aftësi të kufizuara

Një gjest i rastësishëm mirësie të bën qytetar më të mirë dhe të ndihesh i dobishëm në komunitetin ku jeton. Në Tiranë një djalë rreth të 30-ve dha një shembull për t’u vlerësuar paraditen e sotme ndërsa ndihmoi një person me aftësi të kufizuara të ngjitej në autobus.

Një zotëri qëndronte ulur në karrocë me rrota pranë stacionit të autobusëve tek Fakulteti i Shekncave Sociale,  i pashoqëruar nga askush. Erdhi autobusi i linjës së tij dhe ai po priste që dikush ta ndihmonte të hypte në të. Unë isha në autobusin e Tiranës së Re që mbërriti pak çaste më vonë se autobusi i linjës së zotërisë me aftësi të kufizuara. E pashë që pa zbritur zotërinë sepse ishte në diell dhe me kokën nga rruga, sikur kërkonte diçka.

Për një moment s’e kuptova që ai donte të hypte në autobus sepse po shikonte nga rruga, mesa duket për t’i kërkuar dikujt që ta ndihmonte. Në stacion duke pritur ishte një vajzë dhe një djalë, por nuk reaguan. Në ato momente në rrugë po kalonte djali rreth  të 30-ve me duart e mbushura plot me qese. Sapo e pa, i la në sekontë qeset në tokë dhe po e çonte për tek dera e autobusit.

Me ndihmën e një djali tjetër që ishte në autobus e ngritën karrocën  dhe e hypën zotërinë në autobus. Sigurisht që nuk është ndonjë gjë shumë e madhe apo e jashtëzakonshme, por respekti  dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët në vështirësi vlen më shumë se gjithçka. S’ka rëndësi sesa te medha apo te vogla jane veprimet qe bën, rëndësi ka që ti bëjmë me zemer.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.