Tifozët ngrenë në ajër gruan në karrocë me rrota gjatë koncertit
01/08/2019 Shpërndaje

Tifozët ngrenë në ajër gruan në karrocë me rrota gjatë koncertit

Një grup në koncert u siguruan që një fanse e Weezer të mund të shijonte muzikën dhe pamjen në Panairin e këtij viti në Dakotë të Veriut.

Ndërsa interpretonte Weezer, një grua e cila ishte në një karrige me rrota u ngrit lart nga një grup njerëzish që ndodheshin në koncert në mënyrë që ajo të shihte grupin muzikor teksa luante.

Një foto e shkrepur nga Kate Marthaler, një grua që po ndiqte koncertin është ndarë mijëra herë në Facebook.

“Ky është shembulli që unë jam duke u përpjekur t’i tregoj fëmijëve të mi. Kjo është pikërisht ajo që unë jam duke punuar për ta rrethuar veten çdo ditë. Njerëz që duan të mbajnë të tjerët kur ata kanë nevojë për to, kështu që ne të gjithë mund të vazhdojmë të jetojmë jetën më së miri së bashku! Kjo është e mrekullueshme. Kështu duhet të jetë”.

Ky lajm u shpërnda për të mësuar më shumë rreth gjestit të mirësisë. Ashlyn Kelley, gruaja në karrige me rrota, erdhi nga Kalifornia për të vizituar një mik dhe nata e saj ndryshoi nga mbështetja dhe dashuria që mori në koncert nga njerëzit.

“Ata më pyetën: ‘Do doje të ngjiteshe në majë? A do të shohësh ndryshe?’ Unë thashë po do ta dëshiroja këtë”, Tha Kelley. Rezulton se ishte një nga momentet më të mira të jetës së saj. “Ata nuk ishin vetëm duke më mbajtur. Po më shkundnin në ajër. Unë po kërceja, duke pasur kohën e jetës sime”, tha Kelley.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.