Thesaret e përjetshme
25/10/2018 Shpërndaje

Thesaret e përjetshme

Kujtimet janë thesaret e përjetshme të zemrës. A nuk i doni kujtimet që ju bëjnë të buzëqeshni sa herë që mendoni për ta?

Kur fëmijët tanë ishin të vegjël bënim piknike të mëdha familjare. Vija vërdallë me një kamer dhe filmoja gallatat. Kohët e fundit me këto videot e vjetra kemi bërë nje disk. I shohim dhe qeshim pafund me këto thesare të përjetshme.

Disa njerëz në këto video nuk janë më. Por ne kemi kujtimet  e tyre në thesarin e përjetshem të zemrave tona. Të tjerët janë ende gjallë dhe mirë. Ne mund të buzëqeshim kur mendojmë më pas dhe kujtojmë ata që kanë ikur dhe kujtimet që kemi bashkë.

Kay është nëna e tre fëmijëve dhe gjyshe e dy fëmijëve. Djali i saj më i madh Todd u vra në një aksident me makinë kur ishte 16 vjeç. Pak pas vdekjes së Toddit ajo krijoi një marrëdhënie të ngushtë me zotin. Që nga ajo ditë, në jetën e saj ka bërë një ndryshim radikal për të mirë. Kujtimet e mbajten ate ‘gjalle’.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.