107 vjetori i pavarësisë, BE mesazh për Shqipërinë: Jemi pranë popullit shqiptar
28/11/2019 Shpërndaje

107 vjetori i pavarësisë, BE mesazh për Shqipërinë: Jemi pranë popullit shqiptar

107 përvjetori i Pavarësisë e ka gjetur vendin tonë në ditë zie prej humbjes së 41 personave dhe plagosjes së qindra të tjerëve prej fatkeqsisë së shkaktuar nga një tërmet 6.4 ballësh që goditi mëngjesin e 26 nëntorit Shqipërinë.

Bashkimi Evropian përmes një mesazhi në rrjete sociale uron vendin tonë duke u shprehur se është pranë popullit shqiptar më shumë se kurrë në këto ditë të vështira, dhe mendimet e tyre shkojnë më së shumti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe për familjet e tyre.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë së kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar. #BEpërShqipërinë 🇪🇺🇦🇱”, thuhet në njoftimin e BE.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.