Rrugëtimi i Noizyt! Nga boksi i rrugës me baste, te majat në muzikë
Sot njihet si një ndër emrat më të sukseshëm në fushën e muzikës në Shqipëri, por rrugëtimi i Noizyt nuk ka qenë aspak i zakontë. Reperi shqiptar Rigers Rajku (Noizy) ka një të kaluar si boksier rrugësh, ku realizonte ndeshje të shumta e me baste.
Ndonëse hitet e tij tashmë nuk numërohen, reperi shpesh është bërë nostalgjik për të shkuarën ndonëse ka kaluar shumë vështirësi.
Në bashkëbisedime me ndjekësit ai ka treguar se është shpallur kampion dy herë në Angli, ku edhe ka jetuar për vite me radhë. Noizy shpesh ka shprehur se nëse nuk do të ishte një këngëtar i suksesshëm atëhërë zgjedhja e tij do të ishte boksi, pasi ishte shumë i aftë.
E ndërsa shijon suksesin, reperi ndan herë pas here këshilla me ndjekësit për formulën që duhet të ndjekin. Ai thotë se nuk mund të synosh finishin pa bërë hapat e fillimit.
“Të arrish diku, duhet krijuar rruga. Të ngjitesh lart, në fillim duhen ndërtuar shkallët. Për shkallë duhet drurë i prerë, duhen gozhda dhe metër. Për t’i blerë këto paisje duhet sakrificë, punë; dhe pse fitimet mbase nuk janë shumë të mëdha, por duhet bërë për të krijuar shkallët. Kështu fillohet suksesi. Njerëzit mendojnë për finalen pa ditur se si niset. Në fillim kam punuar shumë pa mundësi, “shumë netë pa gjumë”. Pastaj kam krijuar mundësite dhe idetë më janë zhvilluar gjatë rrugës”, – ka shkruar Noizy.
Pasi arriti majat e suksesit në muzikë Noizy i është futur edhe biznesit. Ai ka nxjerrë në shitje linjën e veshjeve të pagëzuar me emrin “Illyrian Bloodline”.
Gjithnjë në hap me kohën dhe me popullaritet gjithnjë e më shumë në ngritje, Noizy është shndërruar në idhullin e të rinjve.
Si reper nga Shqipëria ai konsiderohet revolucionar për frymën që ka inspiruar te të rinjt shqiptar, të cilët kanë qenë më të distancuar nga hip hopi, megjithatë, me Noizyn ky trend ka ndryshuar dhe hip hopi tash është zhanri më i pëlqyer në Shqipëri.
Më poshtë ju rendisim disa nga hitet e reperit ndër vite.
Enca ft. Noizy – Bow Down
Noizy – Big Body Benzo
Noizy – Gunz Up
Noizy ft. Sekondari – Na jena OTR
Noizy – Noku Vogël
Eni Koci ft. Noizy – Je Gjithçka
Noizy – Jena Mbretër
Noizy – Ke Ngju Për Mu
Noizy ft. Duda – Skuadra Jonë
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
