Të rinjtë përballë stuhisë, e nisin 2018 mbi majën e Korabit
Redi Gjoni, u bë një nga personazhët e pozitivi.org disa kohë më parë ndërsa rrëfeu dëshirën që ka për të eksploruar natyrën. Ka vizituar pothuajse çdo vend malor dhe fushor në Shqipëri, por më së shumti i pëlqejnë ato të rrezikshmet. Së bashku me një grup miqsh ngjitet në këmbë nëpër destinacione të ndryshme, të cilat dëshiron t’i ndajë me të gjithë nëpërmjet pozitivi.org.
Që tani e tutje Redi do të tregojë përmes Pozitivit eksperiencat e bukura dhe të guximshme që ndërmer së bashku me miqtë, pjesë e të cilave mund të bëhet gjithkush prej jush. Ngjitja e tyre e parë për 2018 ka qenë në Korab më 2 janar, në mes të një furtune. Teksa të gjithë kanë qenë në shtëpi duke shijuar festën e Vitit të Ri dhe pushimet, Agron Hima (orientuesi i guidës), Redi Gjoni dhe Ervis Spahiu etj, kanë ngjitur Korabin. S’i e përballuan stuhinë që iu përplasej në fytyrë, ku qëndruan natën e 2 janarit në majë të Korabit, Redi e tregon më poshtë përmes ditarit të tij tek Pozitivi.
Përmes videove, fotove dhe rrëfimeve, Redi dhe të gjithë miqtë e vjetër e të rinj të tij që udhëtojnë në natyrë do të sjellin për ju eksperiencat e tyre. Mësoni se çfarë ndodhi në Korab me të rinjtë… deri tek ngjitja e “ujkut të fundit”.
Redi për Pozitivin: “Vitin e Ri 2018 vendosëm ta nisim, ndryshe, egër ashtu siç është dhe dimri në disa zona në Shqipëri. Më datë 2, 1, 2018 u nisëm për në Korab i cili siç dihet është 2764 m, me një disnivel 1400 m. Ngjitja e malit u bë nga fshati Radomir. Rruga normalisht zgjati 5 orë vvajtje dhe 3 orë ardhje por për fat ne atë ditë janari qëlluam me stuhi të forta ere me pak vështirësi në disa vende si; në shtegun (qafe ) e parafundit në Korab dhe në afërsi të majës.
Pavarësisht sfidave, vendit të mbuluar me borë, stuhive të forta, nuk patëm ndonjë rrezik as nga kafshët e egra të cilat shfaqen kollaj në këto zona, sidomos në janar. Përsa i përket rrugëtimit dhe atmosferës së udhëtimit më shumë se flasin videot do ishte e kotë ta bëja unë. Ndërsa sa i përket fjetjes kemi ndenjur në bujtinë me kushte të mira mëse normale atë natë pastaj në orën 4 të mëngjësit bëmë pikënisjen nga bujtina dhe kemi arritur në 12 të drekës . Kjo ka qenë hera e tretë për mua që ngjis Korabin, por si çdoherë më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe të pa harrueshme ai vend.
Pjesëtarët e grupit ishin Agron Hima (guida), Redi Gjoni dhe Ervis Spahiu etj. Ishte e vështirë dhe me pak lodhje ngjitja, por ujqërit nuk dorëzohen (ahah). Falën ujëqrit e përdora pasi nëse e vëreni në një video, kur një mikun jonë që u ngjit i fundit nga ne për shkak të lodhjes, ne të gjithë njëzëri kemi thirrur “Erdhi ujku”, për ta motivuar. J Bashkë me grupin fantastik kaluam momente fantastike. Ndiqni videot dhe takohemi sërish bashkë:”
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.







