Të rinjtë muslimanë pastrojnë rrugët pas festimeve të Vitit të Ri
03/01/2019 Shpërndaje

Të rinjtë muslimanë pastrojnë rrugët pas festimeve të Vitit të Ri

Ndërsa mijëra njerëz mëngjesin e djeshëm ishin duke fjetur, për të zëvendësuar orët që kaluan duke festuar Vitin e Ri, disa të rinj muslimanë u zgjuan herët për të pastruar.

Mbi 1,000 anëtarë të rinj të Ahmadiyya Muslim Youth Association (AMYA) dolën në rrugët e 50 vendbanimeve dhe qyteteve të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar për pastrimet pas Vitit të Ri.

Të rinjtë dhe gratë e nisën këtë eveniment duke bërë një lutje të veçantë për vitin e ri para se të vishnin xhaketat dhe të vazhdonin misionin në rrugë, me qese mbeturinash në dorë.

“Nga Lutoni në Londër, Glasgow në Guilford, Cardiff në Croydon, në të gjithë vendin, 1000 anëtarë të AMYA morën pjesë në ditën e pastrimeve të Vitit të Ri”, tha Qamar Zafar.

“Islami nxit çdo musliman të marrë pjesë në bamirësi, shërbim në komunitet dhe të promovojë pastërtinë”, shtoi ai. “AMYA vazhdon të mbjellë te të rinjtë ndjenjën e përgjegjësie qytetare dhe dëshirën për të promovuar harmoni brenda komuniteteve tona lokale.

Ne kemi bërë pastrimin e Vitit të Ri për shumë vite, dhe çdo vit që vjen shohim gjithnjë e më shumë anëtarë që na bashkohen për të ndihmuar”, shtoi koordinatori i të rinjve AMYA Yorkshire Nadeem Ahmed. “Në Islam pastërtia është pjesë e besimit kështu që nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer besimit tonë dhe vendit tonë, nuk ka mënyrë më të mirë për ta filluar vitin e ri”.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.