Lindi e deformuar, por ka një fund të lumtur
17/11/2017 Shpërndaje

Lindi e deformuar, por ka një fund të lumtur

Një grua e guximshme ka lindur me deformime të rënda në fytyrë, por pas shumë sfidave ka një fund tepër të lumtur. Çrregullimi i Cody Hall ishte aq i madh, aq sa i shtrembëroi anën e majtë të fytyrës. Në kohën që lindi vajza mjekët u thanë prindërve se nuk mund të bënin asgjë derisa të mbushë gjashtë vjeç.

Prindërit refuzuan ta humbin besimin ndaj kërkuan për një kirurg të specializuar. Familja bëri apel dhe arriti të mbledhë fonde për ta dërguar vajzën në Spitalin Roosevelt në Nju Jork për trajtimin e parë në moshën një vjeçare. Prindërit më shumë se çdokush luftuan fort që vajza të kthehet në normalitet. U munduan shumë por për ta rëndësi kishte lumturia e vogëlushes. Si përfundim ia dolën ta arrinin këtë qëllim.

Vajza ka bërë dhe 18 operacione të tjera gjatë 14 viteve të ardhshme për të ardhur në gjendjen që është sot. Dhe më 16 nëntor, Cody tashmë 25 vjeç, realizoi ëndrrën më të bukur të jetës, shkruan Pozitivi. Pas një lufte të gjatë me çrregullimin që kishte, u martua me njeriun e zemrës, 27-vjeçarin Lewis Holt në Kishën e Shwn Mikaelit në Great Oakley, Northamptonshire.

Pas gjithë këtij emocioni që kaloi ajo tha: “Ishte një ditë emocionale mezi mbajta lotët, sidomos kur pashë Lewis në altar. Kishte pafund lot gëzimi. Dua vetëm t’u tregoj njerëzve se ka një fund të lumtur”. Çifti u takua tetë vjet më parë dhe u martua në shtator të këtij viti.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.