Të rinjtë e Durrësit të informuar për shëndetin
Në periudhën Prill – Maj 2018 janë anketuar 100 të rinj nga Bashkia e Durrësit me qëllim matjen e njohurive të tyre mbi: Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs); Shëndetin Seksual dhe Riprodhues; Programet dhe shërbimet e Bashkisë për të rinjtë. Të rinjtë e anketuar që i përkasin grupmoshës 14 – 29 vjeç, dhe gjysma nga zona rurale dhe gjysma tjetër nga zona urbane, kanë treguar se janë të informuar mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues.
Sa i përket angazhimit të të rinjve në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm ata nuk janë të përfshirë mjaftueshëm dhe kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së informacionit. Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi SDGs, interneti është burimi më i shpeshtë i informacionit për të rinjtë në zonat urbane (50%) dhe rurale (80%) për pasurimin e njohurive të tyre mbi këtë çështje.
Shkolla dhe organizatat e shoqërisë civile janë gjithashtu burime për marrjen e informacionit mbi SDGs nga të rinjtë. Ndërsa institucionet lokale dhe familja në asnjë rast nuk janë cituar si burime informacioni mbi SDGs nga të rinjtë e anketuar në zonat urbane dhe rurale.
ANGAZHIMI I TË RINJVE NË ARRITJEN E SDGs;
Të rinjtë janë pyetur në lidhje me angazhimin personal dhe përfshirjen në aktivitete të ndryshme mbi SDGs. Shumica e të rinjve të grupmoshave të ndryshme (66% e rasteve) janë shprehur se nuk janë përfshirë personalisht në arritjen e SDGs. Vetëm 14% e të rinjve shprehen se janë përfshirë pjesërisht në arritjen e SDGs. 7% e të rinjve të grupmoshës 24 – 29 vjeç dëshirojnë të përfshihen, por nuk kanë informacionin e nevojshëm se si mund të ndodhë kjo gjë.
Të rinjtë janë pyetur edhe mbi rolin që ata mendojnë se mund të kenë për arritjen e SDGs dhe roli i tyre sipas të rinjve të aketuar është: Ndërlidhës mes institucioneve dhe qytetarëve; – Ndërgjegjësim i shoqërisë dhe bashkëmoshatarëve për çështjet prioritare të të rinjve; – Agjent ndryshimi dhe motor i zhvillimit të një shoqërie nëpërmjet vullnetarizmit dhe përfshirjes
NJOHURITË MBI SHËNDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES;
Të rinjtë janë pyetur edhe mbi njohuritë e tyre në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Anketimi tregoi se 1 në 11 të rinj nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. 7% e të rinjve që kanë pohuar se nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues apo nuk i janë përgjigjur pyetjes, i përkasin zonave rurale. Ndër të rinjtë më të informuar janë vajzat në zonat urbane (37%) dhe të rinjtë më pak të informuar janë djemtë në zonat rurale (12%).
Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, shkolla dhe interneti janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorur për pasurimin e njohurive të të rinjve mbi këtë çështje. Ndërsa shkolla, interneti, trajnimet, media dhe bashkëmoshatarët konsiderohen mjetet ideale për marrjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues nga ana e të rinjve.
Ky studim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
