Të merrni qese apo torbë? Shpëtoni veten nga ndrojtja
17/10/2017 Shpërndaje

Të merrni qese apo torbë? Shpëtoni veten nga ndrojtja

“Do të merrni qese?”, “Sa lekë bën?”. “1.5 lekë, 5 lekë, 7 lekë”. Ka pak çoroditje akoma tek blerësi në supermarket kur shitësja kujton se qeset janë me pagesë. Blerësi akoma nuk e ka fiksuar ketë disa lekshin, madje as e kupton por i duket shtrenjtë sepse ta kujton shitësja “është me pagesë”. Pagesa është qesharake, por fjala pagesë kthehet në një problem psikologjik që po harxhohesh për qeset që i shpërdoron në shtëpi e kudo me shumicë.

Tashme ka thuajse 2 vjet e ashtuquajtura Eko nisma me moton “Mendo me përgjegjesi” drejtuar gjeneratave të ardhshme për ndikimin negativ të qeseve plastike, të cilat përfundojnë në mjedisin tonë të përditshëm ku pretendojmë të kemi cilësi jete minimalisht për fëmijët. Ndërkohë, akoma kam para syve me del skena kur në supermarket burri pas shpinës time nuk priti të përfundoja unë me shitësen por rrëmbeu qesen për ta bërë gati për produktet. Shitësja nxitoi menjëherë sa pa qesen e prekur nga zotëria t’i kujtonte “është me pagesë”. Ai si i prekur si në burrëri nga shitësja për pagesën, pyeti me zë të trashë dhe me pak mendjemadhësi “e sa kushton qesja?”. Shitësja e mësuar me këtë skenë i tha disa lekshin e kostos, shumë që nuk bënë as 100 lekë të vjetra. Burri bëri pauzë dhe pa nga bashkëshortja e tha: ke ndonjë torbë ti?”

A kemi torba ne? Apo do mbetemi tek ideja se asgjë nuk na kushtojne 2 qese 100 lekë të vjetra. Po ja morrëm torbë, po mos na shohin si kursimtarë?! Pse kur burri kërkoi torbën nuk ishte çudi që disa qeshën!

Qëllimi i aksionit që të paguash qesen ose merr torbën, është ngritja e vetëdijes për ndikimin negativ të qeseve të plastikës në kuadër të fushatës qytetarëve: zëvendësimin e qeses plastike me alternative e cila ndot më pak, e me këtë kontribuojmë për mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm. Këtë nismë tashmë e ka përforcuar Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili pasi u kërkoi pagesën e qeseve rrjetit të supermarketeve të mëdha në kryeqytet, tregon se vazhdon të jetë I bindur se Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan me “Më pak qese plastike, më shumë jetë” organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara.

Sot, ka akoma konfuzion në këtë nismë tek ata që duhet ta ekzekutojnë realisht që janë qytetarët. Nisma duket ka përfunduar thjesht në një dilemë: të marr torbë si kursimtar apo të blej qese se asgjë s’më kushton?

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.