Të arratisesh nga rrëmuja për të rikuperuar veten
Që kur u bëra nënë, nuk e mbaj mend herën e fundit që i kisha kushtuar vetes… Edhe hobi im për të lexuar një libër tashmë i përkiste të kaluarës. E gjithë koha ime kalonte duke u kujdesur për familjen, fëmijët e mi, bashkëshortin, duke bërë punët e shtëpisë dhe sigurisht duke punuar për të fituar jetesën.
Sa herë që shkoj të ftoj nga kolegët e mi për të dalë pas punës, me finesë nuk ua kam thënë të vërtetën se unë kam një familje për t’u kujdesur pas punës. Jo për të përmendur rrobat që kam për të hekurosur, porositë dhe punët e tjera që më presin në shtëpi. Epo, mendoj se kjo është pjesë e amësisë. Natyrisht, mora përgjegjësinë për të qenët një nënë dhe grua dhe u përpoqa të sa më shumë të maksimizoja kohën time.
Por pastaj, me kalimin e viteve kuptova se punët ishin të pafundme. Lista ime e detyrave kurrë nuk duket se ka një fund. Edhe nëse përpiqem ta përfundoj të gjithën këtë, do të dalin gjithmonë të reja. Unë u përpoqa t’u jepja përparësi detyrave të mia dhe ndihesha shumë e lodhur në fund të ditës. U përpoqa të ndaja përgjegjësitë me burrin dhe fëmijët, por megjithatë mendova se nuk kam kohë për veten time. Punët ishin të pafundme.
“Koha për veten” u bë e domosdoshme. Dhe kur them kohe për veten, do të theotë vetëm të jem në gjendje të bëj vetullat pa u nxituar, të kem një orë ku të rri e qetë dhe e lumtur, të luaja një lojë të telefon, të dëgjoj muzikë, ose të shikoj një film pa u ndërprerë vazhdimisht nga fëmija me fjalët: “Është rradha ime, mama”.
Pas 10 viteve të gjata pritje, kërkesa ime për vizë emigrimi më në fund u miratua dhe do udhëtoja në një vend të ri vetëm. Meqenëse agjencia do të paguante vetëm për fluturimin tim, burri dhe fëmijët do të vinin në një tjetër datë, sapo të blinin biletat e avionit.
Dhe kështu ndodhi. Isha vetëm në një apartament. Tani mund të bëj gjithçka që kam dashur dhe ta mbaj shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Mund të lexoj librat e mi të preferuar dhe të bëj gjithçka që kam dashur të bëj me kohën time. Unë praktikisht kisha gjithë kohën për veten time.
Por çuditërisht kjo nuk më bëri të lumtur. Isha e vetmuar. S’ka më rutinë të përditshme që shyja fëmijët të ngrihen. Më merr malli për fëmijët e mi, për burrin tim, për familjen time në shtëpi. Ndjeva që diçka në mua mungonte. Fëmijët e mi, familja ime janë pjesë e imja. Kam kaluar netë duke qarë dhe duke përballuar vetminë që më kishte kapluar brenda vetes.
Por kam kuptuar se të marrësh kohë për vete nuk do të thotë të jesh larg atyre që do. Unë mund ta kem “kohën time” edhe nëse kam fëmijët përreth dhe punët e pafundme për të bërë. Unë mund të prioritizoj dhe planifikoj. Jeta nuk do të ishte e njëjtë pa pasur pranë njerëzit që duam dhe na duan. Në çdo moment mezi pres që të bashkohen me mua së shpejti… Nga: Ann Cabig
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
