Të apasionuar pas filmave shqiptarë
01/12/2022 Shpërndaje

Të apasionuar pas filmave shqiptarë

Kinomatografia shqiptare ka qënë një makineri prodhimi filmash në periudhën më të errtë të saj, pikërisht para viteve 90’. Filma këto që shikohen më shumë dëshirë nga publiku dhe sot. Në ekranet e mëdha sot shohim pak prodhime shqiptarë, duke bërë që dhe publiku të “shkëpus” lidhjen me ato krijme që i kanë rezistuar kohës dhe po zëvëndëson shumë kollaj me prodhime të huaja. Pozitivi.org ndan me lexuesit lidhjen e fortë të gazetarës Elsa Ymeri me filma shqiptarë. Prej vitesh ajo është një shikuese besnike e filmave shqip. Elsa e ka të vështirë të zgjedh mes filma që ka parë, po veçon disa nga aktorët e saj të preferuar.

Çfarë më vjen ndërmend tani,janë të gjithë filmat ku ka luajtur aktori  Ndriçim Xhepa, emri im absolut në preferencat e kinemasë, një prej figurave më fine dhe plot sqimë në ekran dhe teatër,një aktor sharmi dhe karakteresh. Më pëlqejnë të gjithë filmat e regjisorit Bujar Kapexhiu,një humor elegant me batuta thumbuese dhe mesazhe që përcillen përmes komikes në mënyrë tëpër origjinale. Dua të veçoj edhe një figurë të jashtëzakonshme si Agim Qirjaqi një frymë avantguard në kinemanë shqiptare,që i ka dhënë aq shumë elegancë roleve.

Elsa ka parë një pjesë të mirë të prodhimeve kinomatografike për më tepër ka mësuar përmëndësh  dhe disa nga batutat e filmave. Për të gjithë ata që i duan krijmet shqiptare gazetarja ndan disa opsione ku mund ti gjeni filmat shqiptarë.

 

Edhe për çështje komoditeti i shoh kryesisht në kanale televizive,ka një të tillë  të dedikuar Radio Televizioni Shqiptar vetëm për filma shqip,dhe në shumicën e herëve i mbaj si sfond ndërsa merrem me gjëra të tjera nëpër shtëpi. Youtube është një tjetër burim por pak më i limituar për t’i parë kjo edhe për shkak të të drejtave të autorit. Në një pjesë të mirë të kanaleve të platformave digjitale shqiptare me abonim edhe në Youtube. Janë burimet prej të cilave sikundër e citova më lart,i shoh dhe unë filmat.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.