JETESA E SHTRENJTË E STUDENTËVE DHE VËSHTIRËSIA E GJETJES SË NJË VENDI PUNE.
01/02/2023 Shpërndaje

JETESA E SHTRENJTË E STUDENTËVE DHE VËSHTIRËSIA E GJETJES SË NJË VENDI PUNE.

Rritja e qirave të shtëpive në Tiranë, studentët kanë kërkuar strehimin dhe jetesën e tyre në qendrat rezidentore në Qytetin Studenti, si dhe pranë Universiteteve të tjera në kryeqytet. Statistikat për këtë vit të ri akademikë tregojnë se nga 3456 vende akomodimi, vetëm 200 shtretër ende të lira duke rikthyer të rinjtë në akomodimin në konviktet e qytetit studenti. Në qendrat e rezidencës studentore në Universitetin Bujqësisë  janë strehuar 200 studentë dhe 400 studentë u akomoduan në konviktet e Universitetit të Mjekësisë. Kostoja e qëndrimit në një qendër rezidenciale një studenti i kushton përafërsisht 5.500 lekë në muaj, çmimi i cili ka mbetur thuajse i pandryshuar nder vite.  Ndërkohë që qiratë e shtëpive të rritura vitin e fundit do ti kushtonte një studenti nga 30.000 deri në 35.000 lekë/muaj.

Nisja e universitetit është një sfidë më vete për prindërit, të cilët duhet të përballojnë shpenzimet e fëmijëve të tyre. Ka edhe nga ata studentë, të cilët për të përballuar shpenzimet në kryeqytet detyrohen të punojnë.

Në një situatë të tillë, ata punësohen në vende, të cilat u mundësojnë atyre frekuentimin e shkollës, si dhe kryerjes së punës.

Por kjo fazë nuk është aspak e lehtë për studentët. Ata hasin vështirësi në fitimin e një pune pasi oraret e gjata të punës mund të sjellë neglizhencë të orëve të mësimit.

Antigona Gjini është një studente në master, e cila për të përballuar shpenzimet e saj mujore punon dhe njëkohësisht frekuenton shkollën. Ajo u shpreh se për të fituar eksperiecë i është dashur të bëjë praktika për disa muaj të cilat janë pa pagesë. “Fatmirësisht unë kam rënë dakord me administratorin që para se të filloja punën se në ditët që do kem mësim do dal më herët për të kapur orët e leksioneve. Por gjithsesi është shumë e lodhshme. Në fund të ditës jam e rraskapitur dhe mendoj nëse do ta mbyll dot muajin me rrogën që marr”.

Nga ana tjetër, ka shumë studentë, të cilët akoma nuk kanë gjetur një punë të përshtatshme, e cila i favorizon në frekuentimin e studimeve. Një ndër këto studentë është edhe Luisa Gjoka, përtej përpjekjeve për t’u punësuar ajo nuk ka gjetur një vend pune.

 “Kam kërkuar për punë, por oraret e shkollës nuk janë aspak të përshtatshme. Unë jam studente në master dhe filloj leksionet në orën dy deri në tetë. Nuk mund të filloj një punë sepse nuk marr dot as turnin e parë, por as turnin e dytë pasi nuk plotësohet tetë orarëshi i punës. Pastaj na kërkojnë eksperiencë, ku t’a marr eksperiencën kur nuk po punoj në profesionin që po studioj, si dhe kam kaluar gjithë jetën në shkollë. Nëse nuk më merr dikush në punë si do e marr eksperiencën”.

Studentët në mbarë botën punojnë për të mbuluar shpenzimet e tyre. Sipas Komisionit Europian, një student lejohet të punojë 20 orë ose ndryshe katër orë në ditë.

Të dhënat e INSTAT që i referohen Anketës së Forcës së punës tregojnë se vetëm rreth 4% e të rinjve në grup moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe mësojnë.

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.