KANCERI I GJIRIT NË SHQIPËRI NJEH VETËM RRITJE
25/01/2023 Shpërndaje

KANCERI I GJIRIT NË SHQIPËRI NJEH VETËM RRITJE

Në Shqipëri, kanceri i gjirit ka një tendencë në rritje, por fatmirësisht vdekshmëria mbetet e ulët. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në vitin 2015 janë diagnostikuar me tumor të gjirit 653 raste, ndërsa në vitin 2021 ky numër u rrit në 714 raste. Mosha e pacientëve  të prekur ka një ulje të konsiderueshme deri në 29 vjeç, me raste sporadike edhe nën këtë moshë, ndërkohë që diagnostikimi i hershëm dhe kapja në stadet e para ka bërë që pacientët të trajtohen duke rritur jetëgjatësinë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vitin 2015 në të gjithë vendin humbën jetën 229 gra, ndërsa në vitin 2021 u regjistruan 225 raste fatale mortaliteti.

Tetori, në të gjithë botën, është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Sipas mjekëve onkologë, kjo sëmundje mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij, nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike duke dhënë metastaza. Ndaj në këtë rast është e rëndësishme kryerja e ekzaminimeve të hershme përmes mamografisë me qëllim identifikimin e sëmundjes që në stadet e hershme të tij.

Lidhur me shkaqet, studimet e lidhin tumorin me faktorin gjenetik që ka një predispozitë më të lartë risku për të vijuar me pas me ndikimin nga stresi, jetën sedentare etj.

Njerëz të ndryshëm shfaqin shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa pacientët janë dhe asimptiomatikë dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.

Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:

Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull konsiderohet shenjë, por shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks, duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer.

Bazuar tek të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN), e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë.

Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme.

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.