Qendra e kuzhinës transformon jetën e grave dhe fëmijëve
27/04/2019 Shpërndaje

Qendra e kuzhinës transformon jetën e grave dhe fëmijëve

Dy vjet më parë Shirley Joseph po luftonte. Në moshën 23 vjeçare, ajo ishte e pastrehë, pa familje apo dikë që ti japë ndihmë. “Të drejtat për nënë dhe baba (prindër) m’u morën kur isha fëmijë”, kujton ajo ndërsa flet për kohën e vështirë që ka kaluar duke u shpërngulur në objekte të ndryshme.

Sot, me mbështetjen e Lotus House, një strehimore jofitimprurëse për gratë dhe fëmijët në Miami, kjo nënë e dy fëmijëve të vegjël ka një apartament, një punë dhe një të ardhme. Shirley është një nga 43 gratë që merr pjesë në sallën e re të punës në Lotus House, në qendrën e kulinarisë David dhe Leila.

“Unë bëj çdo gjë, pjatalarëse, pastroj, gatuaj ushqim, të gjitha llojet e puneve”, thotë Shirley. “Është fantastike. Diçka që ju nuk dini ta bëni,po pranë ke njerëz që janë të gatshëm të të mësojnë”.

David Centner është një sipërmarrës i suksesshëm i cili u rrit në Miami. Ai dhe bashkëshortja e tij Leila me donacionet bamirëse janë duke punuar për t’i dhënë fund ciklit të varfërisë.

Davidi shpjegon se si po e bën kuzhina një gjë të tillë. “Qendra e kuzhinës po u mëson aftësi grave në mënyrë që ato të mund të marrin një profesion dhe të punësohen me pagë. Ato që diplomohen ose dalin nga ky program kanë më shumë se vetëm aftësi ushqimore, aftësi për sigurinë ushqimore, dhe mund të punojnë në disa nga hotelet dhe restorantet më të mira në Miami”.

Për Leila Centner misioni është personal. “Unë u rrita shumë e varfër kështu që dëshiroja të jem në gjendje jo vetëm t’i jap grave para ose ushqimin, por t’i ndihmoj të ndryshojnë jetën e tyre. Duke parë nënën time ndërsa luftonte, ku lëvizi këtu nga një vend tjetër, unë nuk kisha as baba, dhe pashë se pa ndihmën dhe mbështetjen që kishte përreth, nuk mund të isha aty ku jam sot “.

Kuzhina është vatër e Shtëpisë Lotus, më e rëndësishme sesa thjesht një strehë. Kështu e sheh Drejtoresha Ekzekutive Constance Collins.

“Ne sigurojmë një sistem shtëpiak dhe mbrojtje; terapi për fëmijët dhe familjet, këshillim individual, këshillim grupor dhe trajnim për gatishmëri në punë”, thotë ajo. “Të gjitha aftësitë, besimin dhe vetëvlerësimin që ju mundëson të jeni të përgatitur, të dilni në botë dhe të ndërtoni një jetë të re”.

Për Shirley kjo do të thotë gjithçka. “Kjo jep shpresë se ka njerëz që me të vërtetë kujdesen dhe që janë të gatshëm të bëjnë gjëra për ju … dhe kjo të jep një ndjejnjë të mrekullueshme”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.