
Të 30-ët / Dy vajza të shifrave që japin aq shumë në art e sporte
Xhuliana Salillari ka mbaruar studimet për administrim biznesi. Por veç shifrave asaj i pëlqen edhe të skruajë. Frymëzimin e gjen kudo dhe nuk shpërdoron asnjë mendim të bukur. i kthen ato në shkrime e poezi.
Edhe Evelina Hoxha preferon poezinë, esetë apo tekstet letrare. Ajo mer pjesë ne çdo konkurs që zhvillohet sepse e ka kuptuar se talenti duhet shfaqur e promovuar. E përbashkëta e vajzave është se të dyja vijnë nga profesioni i shifrave. Evelina studion financë por ndërkohë edhe pikturon.
Sipas Xhulianës arti ndihmon për tu bërë njeri më i mirë, më i qeshur dhe kështu e ke më të lehtë të përmirësosh edhe ambientin që të rrethon duke i ofruar energji pozitive.
Sipas Evelinvës çdo aktivitet që rrit e forcon shpirtin mendjen apo trupin është i bukur. Prandaj ajo meret edhe me spot, madje madje me futboll.
Futbolli për vajza është një fushë që po preferohet vitet e fundit edhe në Shqipëri ku shumë vajza kanë dalë jashtë stereotipeve gjinore dhe po argëtohen ose po marin pjesë në ekipe profesioniste të futbollit për fermra.
Ato janë 2 prej të rejave shqiptare të talentuara dhe energjike që spikatin për aftësi të ndryshme. Projekti të 30-ët ka kontribuar pikërisht për të nxjerrë në pah personazhe si këto dy vajza që kanë vlera për shoqërinë dhe janë faktorë ndryshimi brenda mini-komuniteteve të tyre.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.