Kosova pranë Shqipërisë: Largohet taksa rrugore
Kosova është gjendur pranë popullit shqiptar pas tërmetit 6.4 Richter që goditi vendin në orët e para të së martës. Mijëra qytetarë të Kosovës kanë dërguar ndihma me autobusë, vetura e mjete të tjera por atyre u është dashur të paguajnë taksën rrugore të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë.
Pas kritikave të shumta, tani kjo taksë është larguar për të gjithë ata që nisën për të dhënë ndihmë për të prekurit nga tërmeti. “Po ju informoj se tashmë taksa rrugore është hequr dhe nuk do të paguajë askush që shkon për të ndihmuar”, ka thënë për FaktePlus ambasadori Minxhozi.
Pasojat e tërmetit kanë qenë fatale ku deri më tani raportohet për 30 viktima dhe 650 të plagosur, megjithatë numri po shkon duke u rritur për shkak se shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.
Ushtria dhe Policia e Kosovës kanë qenë të parët që janë nisur drejt vendit tonë dhe po punojnë që prej ditës së djeshme për të shpëtuar jetë njerëzish. Mbështetja dhe solidarizimi ka qenë i madh edhe nga qytetarët të cilët janë organizuar për të grumbulluar ndihma të tilla si veshmbathje, pako me ushqim, batanije etj, si dhe një pjesë e madhe kanë ofruar strehim për shumë famijebanesat e të cilëve janë shembur dhe dëmtuar nga lëkundjet.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
